FIER- Një ditë përpara se bashkëshorti t’i merrte jetën me thikën e bukës brenda shtëpisë së tyre, Valdete Mamaj i dha përqafimin e fundit djalit të saj që do të nisej për Gjermani, ndërsa sot do të mbulohet nga dheu i fshatit të prindërve, në Levan të Fierit.
Gruaja, viktimë e xhelozisë së bashkëshortit të saj, do të varroset larg fshatit ku jetonte prej vitesh me 56-vjeçari Petrit Mamaj në “Sheqin e Madh”, për t’u prehur në paqe “pranë prindërve të saj”.
Report Tv udhëtoi deri në lagjen ku ndodhi krimi, për të folur me komshinjtë dhe fqinjët të cilët dëshmuan se çifti ishte i qetë dhe nuk kanë shfaqur probleme në të shkuarën.
“Ajo ishte vajzë e mirë, ai djalë i qetë. Jemi habitur shumë kur e dëgjuam. Nuk e kemi dëgjuar që pinte, as zënka nuk kemi dëgjuar asnjëherë. Ajo ishte vajzë e nderuar, i ka mbajtur pleqtë si zonjë, ai punonte në bashki.”, tha një grua
Një tjetër banor i lagjes ku jetonte e ndjera tha se autori nuk konsumonte alkool edhe kur ia ofronin.
“Si çun i mirë më dukej i shoqi, megjithatë nuk i njoh mirë. Kemi shkëmbyer ndonjë fjalë rrugës, por se çfarë kishin brenda në shtëpi nuk e dinin. Alkool nuk pinte edhe kur i thonim, nuk pranonte.”, u shpreh ai.
Në një kohë që fqinjët flasin për një çift të qetë dhe pa probleme, miqtë e ngushte dhe familjarët pasqyrojnë përmes fjalëve diçka krejt ndryshe.
Kushëriri i viktimës, tha për mediat se bashkëshorti i saj ishte një person me të meta mendore që nuk e ruante qetësinë. Ai shtoi se megjithëse familjarët i kanë thënë shpesh të ndjerës të ndahej, ajo nuk e bënte për hatër të fëmijëve.
“Ai ka qenë me të meta mendore, këtu e ruante qetësinë, këtu kalonte. Nuk u divorcua, kishin një djalë një vajzë. I kemi thënë vajzës të divorcohet, por nuk pranoi prej fëmijëve.”, tha Sokrat Brahimaj.
Një mikesh pranë familjes së viktimës Valdete Mamaj, tha për mediat se çifti kishte probleme dhe grindeshin shpesh, pasi Petrit Mamaj ishte xheloz.
‘E kam pasur shoqe. Familje shumë e mirë, nuk e meritonte. Kanë pasur probleme si çift, ishte xheloz ai dhe shpesh i sëmurë., tha ajo.
Ngjarja që tronditi vendin, u regjistrua ditën e djeshme.
Mamaj e ka qëlluar të shoqen me thikë, e mandej ka lajmëruar të vëllain, punonjës policie se gruaja ka vrarë veten. Pas kësaj telefonate, policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka mbledhur prova dhe ka kryer autopsinë në trupin e të ndjerës. Policia e ka gjetur 50-vjecaren të pa jetë afër krevatit, ndërsa krimi ka ndodhur në orën 06:30 të mëngjesit. Pas krimit 56-vjeçari shkoi në lokal për të pirë kafe ne banorët e tjerë me idenë për të krijuar alibinë se nuk ishte në banesë kur ndodhi krimi. Më pas ai shkoi në shtëpi ku kishte vrarë gruan me thikë dhe më pas mori të vëllanë në telefon për t'i thënë se gruaja e tij 'kishte vrarë veten'.
Sipas burimeve të Report Tv, çifti prej kohësh ka pasur probleme, ndërsa krimi ka ndodhur për motive xhelozie.
Autori Petrit Mamaj viktima Valdete Mamaj
Një mikesh pranë familjes së viktimës Valdete Mamaj, tha për mediat se çifti kishte probleme dhe grindeshin shpesh, pasi Petrit Mamaj ishte xheloz.
‘E kam pasur shoqe. Familje shumë e mirë, nuk e meritonte. Kanë pasur probleme si çift, ishte xheloz ai dhe shpesh i sëmurë. Për banesën e fundit po e përcjellin nëna, motra, vëllai, fëmijët.”, tha ajo.
Mes dhimbjes për ngjarjen makabre siç edhe e cilësoi vetë, kushëriri i viktimës Valdete Mamaj, Sokrat Brahimaj tha për media nga Levani se autori i vrasjes dhe bashkëshorti i saj Petrit Mamaj, ishte me të meta mendore dhe herë e ruante qetësinë, ndërsa herë nuk e ruante.
Ai sqaroi se shpesh i kanë thënë të ndjerës të divorcohejë, por ajo nuk pranonte për hatër të fëmijëve.
“Këtu jeton nëna e vajzës, ka dy vajza të tjera, djalin e ka në SHBA. Kjo ishte një ngjarje e dhimbshme, ka bërë një vrasje makabre dhëndri. Ai ka qenë me të meta mendore, këtu e ruante qetësinë, këtu kalonte. Nuk u divorcuan, kishin një djalë një vajzë. I kemi thënë vajzës të divorcohet, por nuk pranoi prej fëmijëve. Ka qenë problematik nga mendja. Herë pas here ushtronte dhunë, por nuk e prisnim të arrinte në këtë ekstrem. Nuk e ka denoncuar për hatër të fëmijëve.”, tha ai.