U vra nga i ati në Greqi pasi ishte kundër lidhjes me afganin, nesër do të sillet në Berat trupi i 29-vjeçares

U vra nga i ati në Greqi pasi ishte kundër lidhjes me afganin, nesër do të sillet në Berat trupi i 29-vjeçares

Anxhelina Petro dhe vendi ku u varros nga i ati nw Korfuz

Mediat greke njoftojnë se nesër do të transportohet nga Korfuzi në Berat për t’u përcjellë për në banesën e fundit trupi i Anxhelina Petros, vajzës që u vra nga i ati në ditën e parë të Vitit të Ri me shufër hekuri, pasi ishte kundër lidhjes me një të ri afgan. Sipas mjekut ligjor në Korfuz, Chrysavgi Kousi kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe prokurori ka urdhëruar që trupi të transferohet në Shqipëri pas kërkesës së nënës së saj që të varroset në Berat. Trupi i vajzës do të transportohet falas deri në kufirin shqiptaro-grek nga një agjenci funerale e Korfuzit.

Mamaja e 29-vjeçares, Xhezmije Hoxhallari kërkoi dje edhe një ekzaminim të mëtejshëm mjeko-ligjor për të hetuar nëse para vrasjes e bija është abuzuar seksualisht. Kërkesa e mamasë i është bërë e ditur prokurorisë nga avokati i saj.  Anxhelina Petro u vra dhe u gropos nga duart e vrasësit, të atit, në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit. Shkak i vrasjes ishte fakti se i ati nuk pranonte lidhjen e së bijës me të riun afgan (lexo këtu). Pas ngjarjes i ati u shpreh se nuk donte ta vriste, por gjithçka ndodhi pas debatit (lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur