TIRANE- Gjendet mbrëmjen e sotme në emisionin “Pa Gjurmë” adoleshenti 17 vjecar Izet Tosuni, i cili humbi kontaktet me familjen në datën 9/12/2019, nga Libohova në Gjirokastër. Gjatë transmetimit live, erdhi informacion nga një shtetas shqiptar i cili u shpreh se e kishte takuar Izetin 3 orë më parë dhe se ndodhej në një stan në Qafëgjashtë në qytetin e Sarandës.
Dëshmitari pas bisedës telefonike me redaksinë e emisionit “Pa Gjurmë”, bëri te mundur lidhjen e pronarit të adoleshentit. Pas këtij informacioni, u bë e mundur edhe një bisedë telefonike me 17 vjecarin si dhe me pronarin e tij:
“Dëgjo, më vjen shumë keq. Unë nuk e ngarkoj me dru si pune kafshësh. Djalin këtu e ke hajde mere”-përfundon pronari.
Ndërsa Izeti, pas pyetjes së moderatores Odeta Dume se përse nuk komunikon me familjen përgjigjet:
“Po ku ja kam numrin une atyre? A ja keni numrin ju? Dëgjo pak këtu, nuk ja kam numrin atyre.Ma dërgoni” shprehet në lidhje telefonike adoleshenti.
Humbja e adoleshentit 17-vjeçarit, Izet Tosuni nga fshati Libohovë i rrethit të Gjirokastrës u denoncua ditën e hënë në emisionin “Pa Gjurmë”.
Familjarët thanë se Izeti është zhdukur që prej datës 9 dhjetor të ketij viti. "Pa gjurmë’’ komunikoi live në emision, në lidhje telefonike me nënën e djalit, Valbona Tosunin e cila tha se Izeti u largua pasi fqinji e kërcënoi se do të njoftonte policinë.
"Izeti punonte në fshatin Braçan si çoban. Ai është larguar në datën 9 dhjetor. Fqinji e kërcënoi duke i thënë se do të sillte policinë, pasi i ka hedhur një gurë. Ai ka shkuar të godasë djalin me hekur. Në Braçan ka vajtur burri me policinë. Nuk ka patur probleme. Ai punonte me të atin si çoban. Nuk shkonte në shkollë. kishte vetëm 4 klasë. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Nuk merrej djali as me vjedhje as me vrasje. Me asgjë nuk merrej. Dyshojmë se gisht ka gjitoni"-tha nëna
Referuar deklaratës që tha babai i të riut te intervista e realizuar nga shqiptarja.com, djali vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë edhe ai ngrinte shqetësimin se mund të jetë ngacmuar nga fqinji.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7751
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Historia në Lushnje/ Në burg për përdhunimin e një vajze, fëmijët e 63 vjeçarit në 'Pa Gjurmë' kërkojnë drejtësi për të atin
12 Korrik, 17:28
-
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 16:27
-
Ndodh e papritura në ‘Pa Gjurme’! Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur, i riu i suprizon live: Jam mirë
29 Maj, 18:10
-
Pas apelit në ‘Pa Gjurmë’, bebja 11 muajshe e braktisur strehohet në Shtëpinë e Foshnjes! Koçiu: E trazuar nga ngjarja! Denonconi çdo rast
10 Prill, 15:53
-
Ekskluzive/ 'O marr atë o vetëflijohem!’ Babai i 14 vjeçares që u martua me 35 vjeçarin flet për ‘Pa Gjurmë’: Ma rrëmbeu, e pranova nga e keqja
12 Janar, 16:52
-
Varrimi i 33 vjeçarit që u vra nga kunati se abuzoi seksualisht me vajzën e tij, mungon motra, gruaja e autorit! Nuk shkojnë as shokët e viktimës: Ndihemi të turpëruar
12 Janar, 16:14
-
29-vjeçari Angjelo Avdiu u gjet i varur në Greqi, i vëllai në ‘Pa Gjurmë’: E njoha vetëm nga çakmaku! Ja çfarë dyshon policia
27 Nëntor 2023, 16:15
-
Gjashtë muaj pas vdekjes së Brisilda Nexhipit, reagon nëna: Vajza nuk bëri aksident, dyshoj se trupi u fsheh në morg!
23 Nëntor 2023, 17:19
-
'Artemis mbahet peng!' Prindërit e 19 vjeçares së zhdukur prej 3 vitesh në Greqi kërkojnë ndihmë në 'Pa Gjurmë'! Letra anonime dhe dëshmitë e reja
1 Nëntor 2023, 18:57
-
Lidhet live nga burgu me ‘Pa Gjurmë’, 37-vjeçari Artur Çollaku kërkon të rilidhet me familjen: Prej 8 vitesh në izolim nuk kam takuar askënd
30 Tetor 2023, 17:10
-
Historia e pabesueshme! U rrëmbye 13 vjeç gjatë luftës në Kosovë, 'Pa Gjurmë' e bashkon me familjen pas 24 vitesh
27 Tetor 2023, 14:15
-
I dha fund jetës duke u hedhur nga furgoni në Peqin, historia e trishtë e Merushe Gjuzit! Përpjekjet për gjetjen e së bijës në ‘Pa Gjurmë’ dhe sherri me bashkëshortin
21 Tetor 2023, 13:31