LEZHË- Klevis Lleshi i riu nga Burreli që u zhduk pa lënë gjurmë në gusht të vitit 2020, dyshohet të jetë vrarë dhe më pas është groposur në fshatin Shpërdhet të Kurbinit. Disa mbetje kockore që u gjeten nga banorë të zonës disa muaj pas ngjarjes konkretisht në dhjetor të vitit 2020, i përkasin të riut nga Mati. Diçka e tillë është vërtetuar pas ekzaminimeve të kryera nga Instituti i Policisë Shkencore, me anë të ADN-së.
Akti i ekspertimit ka mbërritur këtë të hënë në policinë e Lezhës, e cila ja ka përcjellë menjëherë Prokurorisë së Matit, e cila po heton rastin që prej denoncimit të familjareve të Klevis Lleshit me 5 gusht të vitit 2020, të cilët kishin humbur kontaktet me djalin e tyre.
I riu që në atë kohë ishte 21-vjeç dyshohet të jetë marrë peng në afërsi të Pallatit të Sportit në qytetin e Burrelit e më pas të jetë vrarë e groposur në Shpërdhet të Kurbinit, fshat i cili ndodhet në një terren të thyer malor rreth 10 km larg qytetit të Mamurrasit. Mbetjet kockore dolën në sipërfaqe nga fenomeni eroziv në këtë zonë që solli rrëshqitjen e tokës në një sipërfaqe të konsiderueshme.
Kanë qenë banor të zonës të cilët njoftuan policinë në lidhje me rastin dhe blutë u vunë menjëherë në lëvizje, duke kryer të gjitha veprimet dhe dërguar eshtrat për ekspertizë në institutin e policisë shkencore në Tiranë. Gjetja e eshtrave të të riut, pritet të ndihmojë grupin hetimor për të vijuar hetimet në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.
Saga e vrasjeve në familjen Lleshi ka nisur dhjetë vite më parë. I ati i Klevisit, Xhavit Lleshi u vra në një pritë në vendin e quajtur “Pujkë” në vitin 2013, ndërsa pak vite më pas i është vrarë xhaxhai Hajredin Lleshi, pranë shtëpisë në zonën e Matit.
-
Jetoim nje nje shtet mizere
Përgjigju -
Kta me mbiemer hoxha qenkan me te fortet ne mamurras
Përgjigju -
Cfare kafshesh jetojne ne Shqiperi. A vritet ky femije?! Ju thafte dora qe as kanun nuk njihni. 4 varre per 1.
Përgjigju-
Ska shtet
-
-
Pervec tyre eshte zhdukur dhe nje kushuri ne Kamez
Përgjigju-
Ska ma Enver Hoxhe . Ja pra kjo eshte fytyra e policies dhe e shtetit populli me meshire te fairy.
-











Komente
Komento