Policia ka arritur të gjejë trupin e dyshuar, të pajetë të Eglant Koçit, 34-vjeçarit i cili u zhduk dy javë më parë. Trupi i konstatuar nga dronët e policisë, është gjetur në fshatrat mes Tiranës dhe Elbasanit, në një humnerë në fshatin Cerrujë. Forcat RENEA po zbresin për ta identifikuar.
Për operacionin, policia kishte bërë me dije se ishin angazhuar edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës. Kërkimet ishin përqendruar kryesisht në kufirin mes Tiranës dhe Elbasanit.
Koçi ishte zhdukur që prej 4 qershorit, pasi u mor peng dhe u ekzekutua nga shoku i tij, 41-vjeçari Armand Shakaj, i cili vijon të jetë në kërkim.
Pikërisht në këtë zonë, ishin sinjalet e fundit të celularit të Shakajt. Ai e mori të riun me forcë në zyrën e tij në Tiranë ku dhe mendohet të jetë vrarë. Më pas Shakaj e ka nxjerrë dhe transportuar në makinën e tij, të cilën e kishte vendosur në një karrotrec për të humbur gjurmët.
Për të mos u zbuluar, 41-vjeçari kishte ndërruar të paktën 6 herë numrin e celularit.
Pista kryesore e konfliktit mes dy djemve dyshohet të kenë qenë mosmarrëveshjet për kriptovalutat dhe paratë me fajde.
Njoftimi i policisë:
-Në territorin e fshatit Cerrujë, lagjia Domush, është gjetur në proces dekompozimi, një trup njeriu i seksit mashkull. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet dhe verifikimet me qëllim identifikimin e shtetasit, si dhe zbardhjen e rrethanave të tjera të rastit.
Lajm në përditësim...
Komente









