TIRANË- Për herë të parë, Policia e Tiranës vuri në hetim në gjendje të lirë 16 protestuesit, për marshimin nëpër rrugët e Tiranë pas fjalimeve te kryeministria në ditën e 17-të të tubimit. Të parët në listë, 3 nismëtarët e vetëshpallur të protestës, të cilët njoftojnë zyrtarisht policinë për protestën, Arben Kola, Luçiana Kokaj dhe Arlinda Lleshi.
Sipas bluve, këtë persona, dhe 13 protestuesit e tjerë, kanë nxitur me thirrje pjesëmarrësit që ta vijojnë tubimin përtej orarit të njoftuar në polici nga organizatorët prej orës 18:00 deri 22:00 dhe duke mos respektuar perimetrin e njoftuar për këtë tubim. Ndërkohë, po punohet për shoqërimin e dy protestuesve të shpallur në kërkim policor.
Po ashtu, policia i akuzon edhe për prishje të qetësisë publike, në rastin kur janë futur në pjesën e fun zonës së botërorit në sheshin “Skënderbej”, duke u bërë thirrje qytetarëve të linin ndeshjen e t’i bashkoheshin tubimit. Personat në hetim akuzohen edhe për pengimin e qarkullimit të automjeteve.
"Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me bllokimin e rrugëve në qytetin e Tiranës nga organizatorët dhe pjesëmarrësit në tubim, nga strukturat e DVP Tiranë janë proceduar penalisht 16 shtetas, konkretisht: A. K., 46 vjeç, L. K., 33 vjeçe dhe A. Ll., 30 vjeçe, E. K., 32 vjeç, A. K., 30 vjeç, T. K., 24 vjeç, M. Y., 22 vjeç, Xh. D., 23 vjeç, S. T., 22 vjeç, I. Xh., 44 vjeç, E. Q., 41 vjeç, E. K., 23 vjeç, A. D., 21 vjeç, S. Gj., 33 vjeç, A. K., 30 vjeç dhe E. L., 21 vjeç, të dyshuar për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Si dhe po punohet për shoqërimin e shtetasve E. Q dhe M. C, të shpallur në kërkim policor. Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se këta shtetas kanë nxitur, nëpërmjet thirrjeve, pjesëmarrësit për ta vijuar tubimin përtej orarit të njoftuar nga organizatorët (18:00–22:00), duke mos respektuar perimetrin e njoftuar për këtë tubim. Si pasojë, është shkaktuar bllokim i qarkullimit të mjeteve dhe pengesë në lëvizje.
Po nga veprimet e kryera, një pjesë e pjesëmarrësve në tubim janë futur në pjesën e fan zonës, në sheshin “Skënderbej”, të përshtatur dhe të destinuar për ndjekje të aktiviteteve sportive, duke prishur qetësinë publike dhe duke bërë thirrje qytetarëve që ndiqnin aktivitetin sportiv që t’i bashkoheshin tubimit.
Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë përgjegjës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme", njofton Policia e Tiranës.
Dy ditë më parë nisi hetim penal edhe për 19 protestues të tjerë të cilët bllokuan autostradën Tiranë-Durrës dhe rrugën për në aeroportin e Rinasit.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente









Cudi, 1 ore pasi u ankua i madhi, hahahahahajajajajaja.
PërgjigjuBravo policia.Ligji eshte ligje.Ky eshte veprim i shtetit ligjor si ne cdo vnd te botes.Organizatoret duhet te japin llogari per shkeljet e perseritura ligjore.
Përgjigju