U zhduk katër ditë pasi doli nga spitali, ’Pa Gjurmë’ gjen për herë të dytë gardistin Ervin Dërguti

Gardisti Ervin Dërguti humbi gjurmët për herë të dytë, pasi doli nga banesa e tij në Sauk një javë më parë. Familjarët denoncuan sërish në emisionin ’Pa Gjurmë’ zhdukjen e të riut, paraditen e 4 qershorit. E shqetësuar nëna e tij Gjyle Dërguti telefonon menjëherë stafin e ‘Pa Gjurmë’, ndërsa sot ajo dha lajmin e mirë.

"Po djali është kthyer në shtëpi. Vonë natën me vjen një telefonatë ku më thonë se djali është gjetur më Zallbastar. E kanë mbajtur në një lokal, pasi e kanë gjetur vonë. Falë emisionit ku janë njohur me historinë. Ishte shumë i lodhur por shyqyr është gjallë. Ju falenderoj shumë ju si emision. Shpresoj që djali të bëhet me mirë", thotë ajo.

Gjatë transmetimit live mbërritën informacionet e para se i riu është para afro 30 minuta pasi u zhduk, në rrugën e ‘Barrikadave’ në Tiranë. Por ndërsa kaluan afro 7 ditë i riu mesa duket kishte ndryshuar vendodhjen e tij, ndërsa është pikasur nga banorë të Zallbastarit teksa ishte duke ecur i vetëm. Pasi kanë dalluar të riun e kanë identifikuar menjëherë, pasi pasaporta e tij u publikua çdo ditë në emisionin ‘Pa Gjurmë’, në përpjekje për të mbërritur në gjurmët e tij.

Një telefonatë ka mjaftuar për të gëzuar zemrën e një nënë, e cila kontaktonte çdo ditë me stafin e emisionit. Ajo ka mbërritur vetë në zonën ku u gjet i biri, për ta kthye më pas në banesë. Hera e parë kur u largua nga banesa, nënoficeri i Gardës së Republikës Ervin Dërguti ishte data 27 prill e këtij viti. Falë shumë informacioneve që mbërritën në studion e emisionit u zbuluan vendndodhje të ndryshme të 27-vjeçarit, fillimisht në Elbasan, e më pas se ishte parë në fshatin Shëngjergj të Tiranës.

Në gjendje të rënduar mendore dhe fizike Ervini u kthye me këmbët e veta në shtëpi mesnatën e vonë të 23 majit, 2 javë pasi ishte zhdukur. Më pas ai qëndroi për disa ditë  në spital, nën kujdesin e mjekëve, pasi nuk gëzonte shëndet të mirë mendor. Por pak ditë pasi doli nga spitali u zhduk përsëri, për t’u rigjetur për të dytën herë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë