U zhduk me kunatin, dyshime se jeton në zonë mafiozësh në Siçili! Dëshmia: Fola me vajzën, më tha se ishte nga Prizreni

TIRANË- Një tjetër dëshmi e rëndësishme, pas të parës nga qyteti Këln-it, sjell sërish në fokus të emisionit ''Pa gjurmë'' rastin e Luljeta Memqaj, humbur më 1999 bashkë me kunatin e saj.

Memqaj, një shqiptare nga Kosova, e ardhur në Shqipëri gjatë kohës së luftës, u zhduk bashkë me kunatin teksa po udhëtonte drejt Italisë, ku do të priteshin nga ish- i fejuari i saj prej dy vitesh, Enver Jahajn.  Por një emigrant shqiptar sjell të tjera detaje që hedhin dritë mbi vendndodhjen e mundshme të saj në Siçili, në një zonë që njihet për aktivitetin mafioz. Dëshmia flet për vitet 2003-2005 ku dëshmitari pretendon se ka folur me Luljetën, e cila i ka pohuar se është nga Prizreni.

"Në 2003 -2005 kam qenë në Siçili. Në atë kohë, unë kam shkuar kam marrë një makinë. Kur shkuam që të marrim makinën hymë në një oborr të njërit. Ai ishte shqiptar. I bie derës për të marr librezën dhe doli ajo vajza e cila foli shqip. Hë shqiptare je ? Po, më tha ajo. Nuk ke librezë të makinës ? Nuk di gjë për librezë, më tha. Kur më foli shqip me thënë të drejtën thashë është e Shqipërisë. Më tha: Jam e Kosovës. Prej cilit vend? Prej Prizrenit, më tha. Është i vetmi vend në Europë, që mund të jetoje si me dokumente, si pa dokumente. Sot e 100 mijë vjet, kush në rrugë nuk e ndal. Vetëm nëse bën ndonjë gabim. Unë jam në Milano, ajo në Siçili. I ka 1350 km larg. Atje punon tjetër kush. Është mafia e gjallë. Aty me ndonjë mjeshtëri të mirë, vajzën e nxjerr për në Austri, Kosovë a ku të duash ti", tha dëshmitari.

Ish- i fejuari, Enver Jahaj, reagoi për herë të parë para disa kohësh, i ftuar në emisionin “Pa Gjurmë”.  Ai tha se atë kohë ka udhëtuar në drejtim të Italisë për të pritur vëllanë dhe nusen dhe se personi që do t'i niste nga Vlora me skaf i ka rrëfyer se rrugës mund të kenë hasur disa probleme. Pas thirrjes nga policia italiane për të ndaluar, disa janë hedhur në det dhe vetëm ata që kanë ditur not, kanë shpëtuar. Por nga dëshmitë e bëra publike më parë në ’’Pa gjurmë’’, ishte parë në Brindisi bashkë me kunatin Reshat Jahaj, me të cilin u zhdukën pa lënë asnjë gjurmë.  

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar