U zhduk në derbin Tirana-Partizani, në kërkim të 45-vjeçarit nga Peqini, qytetarët: Ndodhet në Durrës

Kujtim Bozhiqi, 45-vjec u zhduk 3 ditë më parë ndërsa ishte në Tiranë për të ndjekur derbin Tirana-Partizani.Në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report Tv ishin dy nipërit e tij, ndërsa shumë telefonues njoftuan LIVE në emision se kanë parë në disa zona në Durrës dhe Shijak. 

Nipërit denoncojnë zhdukjen e babait të tre fëmijëve në mesin e trazirave që ndezën stadiumin ''Selman Stërmasi''. Të dielën e 29 shtatorit të këtij viti, Kujtimi u nis nga Peqini, ku banon familja e tij dhe i komunikoi djalit se do të shihte ndeshjen. Ai u nis i vetëm dhe ky ishte moment i fundit që familjarët patën kontakt me të.

Sipas një kushëriri të tyre, orët e para të së hënës në 00:30, Kujtimi ka shkuar në banesën e tij në Laprakë (të kushëriri) ndërsa e ka thirrur në emër. Pasi ka dalë jashtë banese kushëriri i tij nuk e ka parë 45-vjeçarin. Familjaret kanë bërë denoncim edhe në policinë e Peqinit gjithashtu edhe në komisariatin nr.2 në Tiranë, duke u nisur edhe nga trazirat që ndodhën në derbin Tirana-Partizani, ku pati mjaft persona që u përfshinë në këtë sherr.

Kërkimet janë bërë edhe në spital, por nuk ka asnjë informacion se Bozhiqi të ketë shkuar i lënduar nga kjo ngjarje. Ditën që ka dalë nga shtëpia kishte të veshur një këmishë ngjyrë blu të hapur dhe një palë pantallona ngjyrë jeshile. Ky ishte një largim i përsëritur për babain e tre fëmijëve, pasi është larguar dhe herë tjetër nga banesa. Nuk është përdorues i pijeve alkoolike apo lëndëve narkotike dhe as nuk ka patur konflikte. Kujtimi jetonte me bashkëshorten dhe me dy djemtë në Pajove të Peqinit.

Elton Bozhiqi, nipi i tij i ftuar në studion e emisionit 'Pa Gjurmë' u shpreh se 45-vjeçari ka probleme mendore.  "Babai im e ka dëgjuar zërin e vëllait të tij kur thirri, por kur merr çelësat dhe del, ai thirri në emër, por nuk u dëgjua më. Kujtimi ka probleme me shëndetin mendor. Është larguar edhe herë të tjera nga shtëpia, por me 24 orë dhe jo kaq. Pyetëm në polici dhe në spital, por nuk ka asnjë shenjë nga ai. Shkuam dy herë në komisariat u interesuam, por nuk ka asnjë informacion.

Kemi parë edhe kontrolluar nëpër lokale, por sërish nuk e kemi gjetur. Informacione të sakta nuk kemi nëse e ka parë ndeshjen apo jo dhe ku ka shkuar. Ai kishte veshur një këmishë ngjyrë blu të hapur dhe pantallona jeshile, flokët i ka të thinjura. Ai ishte tifoz i Tiranës prandaj u nis nga Peqini për të parë ndeshjen. Telefoni që kishte me vete ka funksionuar, ka qenë i hapur deri ditën e hënë.

Me vete nuk ka pasur asnjë lloj mjeti identifikimi. Djalit i ka thënë mos u bëni merak se do të shkoj në Tiranë të shoh ndeshjen. Shpresoj që të ketë humbur rrugën dhe të jetë mirë, mos i ka ndodhur gjë. Ju lutem kush e shikon të na njoftojnë, pasi besojmë se është ende në Tiranë, pasi mendojmë se ka humbur rrugën" tha nipi i tij Elton Bozhiqi.

Në publikimit të rastit në emision nuk munguan telefonatat. Dy qytetarë nga Durrësi dhe një nga Shijaku telefonuan për të dhënë informacion se e kanë parë.  "E kam parë rreth orës 13:30 në zonën e Fllakës në Durrës, ecte avash dhe i hutuar, dukej se kishte probleme mendore. E kam parë afër Shenavlash. Flokët i kishte të prera shkurt dhe të thinjura. Edhe shikimi ishte ai, i dobët. Këmishën e kishte blu të hapur, sikur thanë nipërit. Ai dukej se ishte i humbur" tha një qytetar nga Durrësi.

Një tjetër banor nga Sukthi i Durrësit dha të tjera detaje. "Jetoj në Sukth dhe dje në orën 11:30 isha në Fermë të Sukthit, origjinal, 95% personi që kam parë është ky. Shkonte pak si i tërbuar, fliste me vete. Donte të futej në autostradë, dikush i foli që është e ndaluar. Jap garanci që ai ka qenë dje në Sukth në drekë. Pantallonat i kishte jeshile të errët dhe bluza si blu e hapur".

Ndërkohë që një tjetër qytetar nga Shijaku tha se "Kur po mbyllja lokalin të hënën në mbrëmje dhe Kujtimi mezi po ecte dhe unë i thashë që lokali është i mbyllur, pra në 23:30. Është ai në foto" thanë ata.

Kush ka informacion për këtë 45-vjeçar, lutemi të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit:

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në Facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa Gjurmë Channel

Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 17:00 dhe të enjten ora 20:55

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja