U zhduk në maj të këtij viti, gjendet i pajetë 44-vjecari kosovar Hetem Deda (VIDEO)

TIRANË- Humbi më 15 maj të këtij viti gjendet i vdekur 44-vjecari. Hetem Deda humbi kontaktet afro 8 muaj më parë, ndërsa familja denoncoi në emisionin ’’Pa gjurmë’’ duke bërë apel për ndihmë. Trupi i pajetë i shqiptarit nga Podujeva e Kosovës, u gjet afër fshatit Germisë në Prishtinë.

Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve emisioni ’’Pa gjurmë’’ komunikoi me të vëllanë Mehdiun, ai i cili denoncoi humbjen e Hetem Dedës në maj të këtij viti.

"U gjet afër Germisë në Prishtinë. Aty ku i kemi bërë kërkimet. Mirëpo zoti ka dasht që tash ta gjejmë, vetëm u gjet trupi i tij i pajetë. Vetëm na kanë konfirmuar se është trupi i tij. Asgjë nuk na kanë thënë zyrtarisht. Qoftë prej policicë qoftë prej mjekëve. Nuk na kanë dhënë asnjë informatë. Ai është përcjellë pardje për në banesën e fundit- tha i pikëlluar vëllai i të ndjerit. 

Hetem Dedaj ishte babi i dy fëmijëve. Që ditën kur u zhduk, fiku telefonin, ndërsa për herë të fundit u pa në stacionin e autobusave të Podujevës, drejt Prishtinës, lëvizjet e të cilit u panë nga një kamera sigurie. 44-vjecari dukej në gjendje të mirë fizike, ndërsa nuk kishte shfaqur asnjë problem para se të zhdukej. Hetem Dedaj udhëtonte çdo ditë nga Podujeva në Prishtinë për të kërkuar punë. Ai kohë pas kohe arrinte të punonte si punëtor fizik në ndonjë shtëpi private. Edhe ditën kur u zhduk, babai i dy fëmijëve ishte nisur për të punuar. Ishte e mërkurë kur ai doli nga shtëpia në orën 10 e 15 dhe në Prishtinë kishte mbërritur në orën 11 e 34. I vëllai Mehdiu e bëri publik lajmin për humbjen e të vëllait duke kërkuar ndihmë në faqen e tij në facebook dhe më pas rasti u denoncua menjëherë edhe në adresën e emisionit ’’Pa gjurmë’’.

Familja pati dyshuar vazhdimisht se dicka e keqe mund te kishte ndodhur me 44-vjecarin. Fatkeqësisht ai u gjet pa shenja jete.

1576526808_hetemdedaj.jpg

Hetem Deda

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje