U zhduk pa gjurmë i veshur me firmato, biseda e fundit me kunatën: Ikjen e kam 100% të sigurt

Fran Marku është i riu nga Shkodra i cili rezulton i humbur që prej vitit 2007. Një nga pesë djemtë në një familje të madhe, Rute dhe Ndue kishin 6 djem dhe një vajzë. Nga fshati Fin i Vaut të Dejës, Frani sapo kishte mbaruar 8-vjeçaren, qëndronte  asokohe në shtëpi për t'u ardhur në ndihmë prindërve në punët e përditshme. Ishte viti 2004, kur një prej vëllezërve, i cili jetonte në Itali, Ndreca vendos ta marri me vete të vëllanë Franin në Pavia. Frani punësohet në një fabrikë të përpunimit të lëndëve drusore dhe punon aty për afro tre vite. Kontaktet me familjen i kishte të rregullta.

Ajo që e pengonte qëndrimit e tij gjatë në shtetin italian ishte mos pajisja me dokumente. Në gusht të vitit 2006, Frani dhe Ndreca kthehen në Shqipëri, për të bërë dasmën e këtij të fundit. Pasi bënë dasmën Ndreca dhe bashkëshortja e tij rikthehen në Itali, ndërsa Frani jo. Ai vendos të nisej në Volos të Greqisë, në fund të shtatorit, ku qëndroi për afro 3 muaj. Afrimi i festave të fundvitit bën që Frani të kthehej në Shkodër  për të festuar me familjen. Askush nuk i dinte planet e ardhshme të 33-vjeçarit, derisa ai i pati pohuar kunatës së tij se: Unë do të iki në një vend shumë të largët, ikjen e kam 100% të sigurt, por të lutem mos i trego familjes, derisa unë të shkoj .

Familjarët kujtojnë se pak pas kësaj bisede, ndërsa ishin në shtëpi së bashku, Franit i bie telefoni dhe flet gjatë me një person të panjohur, afro 1-orë. Nga pasditja rreth orës 17:00 Frani është parë të dalë nga shtëpia, por lë telefonin dhe në sirtar nuk i kishte marrë as paratë. Ishte nisur i veshur firmato dhe me vete kishte marrë vetëm pasaportën e tij.

Kjo ikje e çuditshme e tij ka mbetur në kujtesën e familjarëve si një mister që la pas Frani. Cili ishte misioni që do të kryente i riu Fran Marku ? Detajet e largimit të tij dhe pohimi bërë së kunatës se do largohej drejt një vendi të largët ngre pikëpyetje të mëdha. Me kë u largua Frani. Kush e priste pas dere dhe pse mori vetëm pasaportën. I veshur mirë ku ishte nisur të shkonte për të mos u kthyer më që nga janari i vitit 2007 ?

Telefonata e gjatë me një të panjohur në të cilën pistë të së vërtetës të çon? Që nga ajo ditë familja nuk ka asnjë informacion lidhur me vendodhjen apo fatin e Fran Markut.

Shokët e tij dinë të thonë të vetmin detaj, atë se dëshira e Franit kishte qenë gjithnjë të shkonte në një shtet të largët…emrin e të cilit nuk e mësuan kurrë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin