'U zhduk nga dera e gjyshit, dikush e telefonoi'/ Pas humbjes, dënohet me 15 vite burg kuksiani, babai kërkon djalin në arrati 'Burgun do ta bëj unë për ty, kthehu bir'

Bujar Sefa u arratis pak ditë përpara finalizimit nga policia të operacionit ’Rexhina’ në maj të vitit 2007. Me gjithë përpjekjet e panumërta, familja Sefa nuk ka mundur të zbulojnë gjurmët, por kanë mësuar atë që fshihej pas. 35-vjeçari u dënua në mungesë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me 15 vite burg, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, me akuzën e vjedhjes me armë, trafik i mjeteve motorike në formën e një grupi të struktuar kriminal. Gjashtë ishte numri i të pandehurve, nga Prokuroria që i dha fund hetimeve, në vitin 2007, mes tyre edhe Bujar Sefa, person ende në kërkim nga policia. 

Më 29 prill më erdhën kushërinjtë dhe më thanë që Bujari nuk ishte kthyer më që prej datës 21 prill. Mbeta i tronditur, por shpresova se do të kthehej. Ishte djalë i ri, lakmia e futi në atë grup. Ndihem i dobët se më ka humbur djali, ndoshta është përfshirë ose e kanë  gënjyer. Unë nuk i kam mbyllur dyert që të gjykohet, por të paktën të bëhet i gjallë. Pak ditë pasi djali ishte zhdukur policia erdhi bëri kontroll në banesën time. Në raftin e djalit gjetën disa sende si: broshurë, fotokopje fature për zhbllokim automjeti, kontratë noteriale për përdorim automjeti. Unë nuk vë dot dorën në zjarr, që djali im nuk është implikuar 

Babai i 35-vjeçarit zbulon se një tjetër bashkëpunëtor i tij, Bledar Hasani, gjithashtu i dënuar në mungesë jeton në arrati dhe ka kontakte me familjen. 

Shoku i tij Bledari që jeton në arrati kontakton me familjen, pse djali im nuk u bë i gjallë? I kam kërkuar babait të më mundësojë një takim me Bledarin që të mësoj të vërtetën. Ai nuk pranoi të më ndihmonte. Ata u arratisën në të njëjtin vit, por nuk kam të dhëna nëse kanë qenë bashkë kur janë larguar. Jam dobësuar shumë dhe mendoj më të keqen, por meqë thuhet se shpresa vdes e fundit, u drejtova tek ju. Cdo muaj shkoj në polici për të pyetur, por asgjë

Shpresat se i biri është gjallë, për Zaimin janë të pakta, ndaj ai bën thirrje të zbardhet e vërteta. 

Unë dyshoj se djalin e kanë përdorur dhe e kanë keqtrajtuar duke e zhdukur. I kërkoj drejtësisë të zbardhet kjo histori. Për të zhdukur gjurmët e veta kanë zhdukur edhe ato të djalit tim. Ata persona e kanë prerë në besë Bujarin. Policia e mori në pyetje një dëshmitar. Sedit Bedini ka treguar se ka shitur makina dhe ka qenë mik me djalin tonë. Unë nuk kam pasur as dyshimin më të vogël se ai merrej me këto punë. Bujari iku tek kishërinjtë në Tiranë, për të punuar si mekanik. Unë u takova me prindërit e dëshmitarit, Seditit pas shumë përpjekjeve dhe nëna e tij më tha se Bujarit i kishte dhënë 2000 euro. Për mënyrën si ka ikur dhe pse ka ikur, nuk besoj se mund të jetë gjallë. Do të kishte dërguar një sinjal. Dënimi nuk është problemi më i madh për mua. Nëse duhet i bëj unë për të, vetëm ai të kthehet. Unë kërkoj ta gjej djalin, qoftë edhe të vdekur. Tre fëmijë i pata, një vajzë e kam humbur nga kjo jetë, por i coj një tufë lule në varr. Ta ketë edhe djali një nishan. Nuk pati jetën ndoshta, por të paktën të ketë varrin

Bujar Sefa jetonte me familjen në Xhavzotaj të Durrësit, ndërsa u tha prindërve se do të largohej tek të afërmit e tij në Tiranë, aty ku edhe u zhduk, në orët e vona të natës. Familjarët mësuan se i riu kishte mbërritur në kryeqytet, por ishte larguar, pasi marjes së një telefonate nga një person i panjohur. Pasi humbën nga kjo jetë vajzën 17-vjecare nga një sëmundje e rëndë, dy prindërit humbën edhe djalin, për të cilin kërkojnë ndihmë në emisionin ’Pa Gjurmë’.

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen