U zhduk nga Italia ditën e Krishtlindjes/ 'Pa Gjurmë' në kërkim të të riut nga Kavaja (Historia)

Haxhire dhe Bilbil janë prindër te 3 fëmijëve. Hamitit,  Eglantinës dhe më të voglit Danjelit. Ky i fundit rezulton i humbur që prej 25 dhjetorit të vitit 2015. Me të mbaruar shkollën e mesme Danjieli punonte me nënën në punët e bujqësisë. Në fshatin Mekaj të Kavajës. Në shtator të vitit 2013 e motra Englantina, e cila ndodhej në Firence të Italisë  bisedon me të vëllanë për ta marrë me vete në shtetin Italian. Nis të gjitha procedurat për ti mundësuar Danjelit leje qëndrimi dhe i vëllai niset  nga porti i Durrësit me traget dhe në Bari e pret i vëllai Hamitii.

Ky i fundit punonte ndërsa kishte marrë një shtëpi me qera bashkë me disa shokë të tij. Danjeli qendron afro 2-javë dhe për shkak të pamundësisë për të qëndruar më gjatë aty shkon tek e motra në Firence.Kunati Viktori e rregjistroi në komunë dhe Danjeli  pajiset me leje qëndrimi. Kur i mbushi të 18-tat merr dokumentet por nuk mundi dot t’i rinovojë. Tashmë Danjeli qëndronte ilegalisht në shtetin italian. Ai shtynte me zor muajt, pa patur mundësi të gjente punë.

Fliste rregullisht me familjen duke i pohuar se po përpiqej të bënte dicka dhe se për shkak të kësaj situate ai ndjehej i stresuar. 2 vite më pas, pra në vitin 2015 nuk dihet se cili ishte plani i Danjelit, kur ai largohet nga shtëpia e së motrës pa njoftuar askënd. Danjeli vendos të largohej. Ishte Krishtlindje kur që nga data 25 dhjetor Danjeli nuk u pa më. E motra Englantina e shqetësuar njofton prindërit në Kavajë, ndërsa numri i të vëllait doli i mbyllur. Asnjë mesazh nuk la atë ditë, përvec pritjes së gjatë të familjarëve. Englantina dhe jo vëtem, familjarët kërkojnë të dinë për fatin e 23 vjecarit…

Daniel Cuhaj

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen