Familja e shpalli të zhdukur, vajza punon striptiste në Tiranë: Më lini rehat, kam jetën time

Emisioni 'Pa Gjurmë' arriti në gjurmët e Lindita Babit, 27-vjeçares nga Cërriku, e cila ishte denoncuar e humbur nga familja prej tre muajsh. Emisioni disponon foto dhe video të vendit ku punon si kërcimtare në një lokal nate në Tiranë. Nuk dihet nëse ndihet e kërcënuar, apo e ka zgjedhur vetë këtë rrugë, por 27-vjeçarja në një lidhje telefonike për Report Tv kërkoi që të gjithë, përfshirë edhe familjen ta linin të qetë që të jetonte jetën e saj.

"Jam shumë mirë, jam në Tiranë dhe punoj kamariere. Sot jam përpjekur që të flas me familjen, por e kanë të mbyllur telefonin. Unë banoj te Komuna e Parisit, nuk mund të them ku punoj, pasi ajo që ndodhi më hapi probleme mua dhe të punës sime. Pasi cdo kush mund të thotë në të zezë, apo prostitucion, por unë nuk shfrytëzohem, jam shumë mirë. Unë jetën time e mendova më të mirë. Kërkova kartën e identitetit, pasi është e imja. Kur të kem kohë do të shkoj ti vizitoj. Unë kam jetën time, më lini rehat që të vijoj jetën time. Më lini rehat ju edhe familja ime" u shpreh ajo.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 17/04/2019 13:30

    pune te mbare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së