U zhduk papritur/ Familjes i vjen mesazhi nga Afrika me një certefikatë vdekje: Shkodrani i humbur kishte punuar si oficer

TIRANE- Pjetër Kodra nga Shkodra u zhduk papritur pa lënë gjurmën, ndërsa 4 vite më parë familjes i erdhi një mesazh në postën elektronike nga shoqata afrikane ’’Bona Venture Essou’’. Të ftuar në emisionin "Pa Gjurmë" familjarët sqarojnë mbi përmbajtjen e këtij mesazhi, ku njoftimi shoqërohej me një certefikatë vdekje, e cila përkonte me emrin e shkodranit të humburit, por jo me vendlindjen e tij. Nga mesazhi i dërguar kërkohej që një prej familjarëve të bënte analizën e ADN-së. Kur ende nuk kishte asnjë gjurmë të tij, por edhe shpresa nuk ishte shuar, ky mesazh ngre për familjarët, një hije të madhe dyshimi. Një destinacion që as nuk u kishte shkuar në mendje. Afrika.

"Mesazhi që na erdhi shkruante se Pjetër Kodra, ka punuar oficer, por babai ynë nuk ka lidhje me këtë profesion. Certefikata e vdekjes dërguar nga kjo shoqatë tregonte se personi ishte nga Korca dhe ditëlindja ishte e vitit 1941, babai ynë është o ditëlindjes 1947. Ne kemi dyshimet tona, por edhe mendojmë se një shoqatë bamirëse e ka gjetur dhe ndoshta e kanë kaluar në Afrikë", thotë djali i tij.

Ditën që u zhduk 57-vjeçari i tha familjarëve se do të shkonte tek djali në Greqi, por një ditë më pas u mësua se ai nuk kishte kaluar kufirin, por ishte ndalur në shtëpinë e dy kushërinjve të tij Laze Daija dhe Ndrek Daija, banesa e të cilëve ndodhej në lagjen Kabash, Hajmel të Shkodrës. Ai ka darkuar atje natën e 9 gushtit të vitit 2003 dhe më pas janë shtrirë për të fjetur. Papritur, ndërsa ora kishte kaluar mesnatën Pjetri është ngritur dhe u ka komunikuar kushërinjve se do të largohej për tek banesa e tij. Afro orës 1:45 minuta ai ka dalë nga dera dhe pas e ka ndjekur një prej dy kushërinjve të tij, në terrin e natës, por Pjetri i është zhdukur nga sytë përtej errësirës. Ky ka qenë momenti i fundit që është dalluar hija e 57-vjeçarit dhe asnjë gjurmë tjetër e tij. Zgjimi dhe më pas largimi papritur i babait të katër fëmijëve ka lënë hije dyshimi tek familjarët dhe të afërmit e tij. Që nga ai moment Pjeter Kodra nuk u kthye më.

Pas pohimit të bërë nga Pjetri, se do të largohej drejt Greqisë familjarët nuk e kishin marrë seriozisht, pasi ai shpesh largohej dhe kthehej sërish në shtëpi. Pjetri sot është një 73-vjecar. Shqetësimi i familjes mbetet problemi me shëndetin mendor, që ai ka patur vite më parë. Ndërsa është kuruar me depresionin. Momentin që është zhdukur nuk merrte ilaçe, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përmirësuar, por largimi i tij i papritur për familjarët ka të bëjë me një rikthim të mundshëm të sëmundjes së tij, c’ka solli dhe zhdukjen e tij të papritur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)