‘U zumë dhe e shtyva te shkëmbinjtë’, vrau të dashurën teksa po pushonin në ishullin helen, 30-vjeçari tregon si me duart e tij kreu krimin

‘U zumë dhe e shtyva te shkëmbinjtë’, vrau të dashurën teksa po pushonin në ishullin helen, 30-vjeçari tregon si me duart e tij kreu krimin

GREQI- “U zumë dhe e shtyva te shkëmbinjtë”, këto ishin fjalët e vrasësit të 26-vjeçares, vajzës së re që kishte vendosur të pushtonte disa ditë në ishullin helen, por pas një zënke të gjatë me 30-vjeçarin ajo pushoi përgjithmonë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e premte në Folegandros, teksa çifti prej ditësh kalonte ditët duke u zënë në mënyrë të përsëritur, ky ishte edhe “justifikimi” i vrasësit të Garifalias, i cili i tha policisë se “Ne ziheshim shumë, situata u prish”.

Ata po udhëtonin me makinë, për të shijuar bukuritë e natyrës, kur Garifalia nuk duroi më zënkën dhe doli nga makina. Fill pas saj, doli edhe 30-vjeçari Kostas Psarakos, dhe në një moment gjaknxehtësie siç e përshkroi ai hodhi të dashurën e tij, nga një lartësi prej 30 metrash në shkëmbinj e më pas në ujë.

Sipas dëshmisë së tij, ai menjëherë u hodh në ujë për ta shpëtuar por ishte shumë vonë, dhe ai vendosi të largohej.

Policia pasi nxori trupin e pajetë të vajzës së re nga ujërat e detit helen, kërkoi kudo për 30-vjeçarin e “zhdukur”.

Vetëm të shtunën në mbrëmje policia arriti të identifikonte dhe të arrestonte 30-vjeçarin, i cili po fshihej dhe sipas policisë ishte në gjendje shumë të keqe shëndetësore dhe tepër i tronditur.

Fillimisht vrasësi i të dashurës së tij, pretendonte se vajza u hodh vetë nga shkëmbi teksa po ziheshin, por orët e para të mëngjesit të sotëm ai pranoi se e shtyu atë dhe kur zbuloi se kishte vdekur u largua menjëherë.

Një burrë vret një grua sërish! Sërish e njëjta histori por me protagonistë të ndryshëm! Sërish një grua është personazhi tragjik! Deri kur?

Jo më larg se një muaj më parë historia e Carolines, ka shokuar jo vetëm Greqinë por të gjithë botën.

Sërish e njëjta histori.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:23
E shtyu nga shkëmbinjtë teksa po ziheshin, i riu tregoi si nisi sherri me të dashurën: Ngatërroi rrugën! Nuk doja ta vrisja ishte një moment i keq

Detaje tronditëse dalin në sipërfaqe për vrasjen e Garifalias, 26-vjeçares që vrau i dashuri teksa po shijonin pushimet në ishullin grek, Folegandros.

Në dëshminë e tij më të fundit, 30-vjeçari i cili shtyu të dashurën e tij nga shkëmbi, u shpreh se gjithçka filloi pasi zbuloi që e reja kishte ngatërruar rrugën.

Kështu nisi zënka e cila i mori jetën 26-vjeçares!

Siç përshkroi 30-vjeçari, teksa po ziheshin për rrugës me të dashurën e tij, ndaloi makinën buzë greminës. Ai tha se e reja doli me vrap jashtë, ndërsa ai e ndoqi dhe vazhduan sherrin jashtë. Më pas pa e kuptuar siç tregoi ai e shtyu Garifalian në ujë...

“Ishte momenti i keq. Nuk doja ta vrisja”, tha ai.

E reja humbi jetën nga mbytja, por në trupin e saj u gjendën plagë që ishin rezultat i kontaktit me shkëmbinjtë.

Ora 14:58
I hodhën vajzën nga shkëmbi dhe e vranë, flet babai: Motrat dhe vëllezërit po e presin në shtëpi! Krimineli na shkatërroi, të dënohet maksimalisht

Familja e Garifalias, vajzës që i dashuri e hodhi nga shkëmbi dhe e vrau teksa po pushonin në ishullin grek Folegandros, të shkatërruar kërkojnë që vrasësi i pamëshirshëm të marrin dënimin maksimal për krimin që kreu.

“Të kalbet në burg”, tha babi i Garifalias i cili me mërzinë në zemër dhe shpirtin bosh, ka folur për mediat greke për dhimbjen e vrasjes së vajzës së tij.

Me zë që i dridhej tregoi se e ka ndjerë që në momentin e parë, që nuk ishte një aksident mbytja e vajzës së tij, dhe së vrasësi ishte pikërisht i dashuri i saj.

“Të marri dënimin më të lartë të parashikuar nga Kodi Penal. Vrau vajzën time! E kam ndjetë që në fillim, diçka brenda meje më thoshte se nuk ishte një aksident dhe se vrasësi ishte ai.”, tha ai.

Dhimbja e prindit kur humb fëmijën, nuk ka përshkrim, sidomos kur e humb në këtë mënyrë...

“Na shkatërroi. Shkatërroi familjaren time. Na ka gjunjëzuar”, shtoi ai.

Babai i Garifalias, tregoi se vëllezërit dhe motrat më të vogla të saj po e presin të kthehet në shtëpi.

“Vëllezërit dhe motrat po e presin të kthehet në shtëpi. Ishte një vajzë e mirë. Ishte një vajzë e lumtur që shkoi për pushime dhe u kthye e vdekur. Nuk dua të vajtojmë më shumë vajza të reja”, tha ai

Ai premtoi se do të luftojë deri në fund në rrugën e drejtësisë që ka nisur, që vrasësi i Garifalis të dënohet maksimalisht për krimin që kreu.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë

Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë