U-17/ Kombëtarja shqiptare turpërohet në Tiranë 0-3 nga Luksemburgu

U-17/ Kombëtarja shqiptare turpërohet në Tiranë 0-3 nga Luksemburgu

Kombëtarja U-17

TIRANË - Kombëtarja shqiptare U-17 zhvilloi sot takimin e dytë miqësor me Luksemburgun U-17. Ndeshja e luajtur në “Shtëpinë e Futbollit” përfundoi me fitoren e Luksemburgut me rezultatin 3-0.

Trajneri Tedesco e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Luksemburgut: Daniel Culi (GK), Fabian Nuhaj, Kris Gecaj (C), Darli Kurti, Ernesto Marqeshi, Andreas Llana, Evangelos Gjoka, Alen Vukaj, Enis Redzepi, Gabriel Kulla dhe Emiljano Mihana.

Shqipëria U-17 e nisi më mirë ndeshjen, por i mungoi fati në disa raste të pastra për shënim. Kur gjithçka po shkonte drejt fundit në pjesën e parë, miqtë zhbllokuan rezultatin dhe fraksioni i parë u mbyll 1-0.

Pjesa e dytë nisi me disa ndryshime për Shqipërinë, ndërsa Luksemburgu shënoi edhe golin e dytë. Kuqezinjtë u munduan të reagonin por pa sukses. Skuadra e Luksemburgut realizoi edhe golin e tretë. Në fund miqësorja e dytë u mbyll 3-0 për miqtë.

Ndeshjet miqësore me Luksemburgun ishin një mundësi e mirë për trajnerin Tedesco për të vlerësuar gjendjen e lojtarëve, si edhe për të kolauduar grupin përfundimtar që do të ketë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”.

Kuqezinjtë janë pozicionuar në grupin 3 së bashku me Holandën, Kroacinë dhe Ishujt Faroe, ndërsa ndeshjet do të luhen në muajin tetor në vendin tonë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mungesa e lojtarëve dhe emra të rinj në Kombëtare: S'është e thjeshtë të veshësh një fanellë të rëndësishme si e jona

Mungesa e lojtarëve dhe emra të rinj në Kombëtare: S'është e thjeshtë të veshësh një fanellë të rëndësishme si e jona