Atentati ndaj Rroshkodolit në Shkodër/ Gazetari Dema: Xhulio Malo doli nga burgu 4 vite më parë, përfitoi nga amnistia! 3 atentatorët në kërkim, mister porositësi

 

Vrasja e Elis Rroshkodolit tronditi Shkodrën një javë më parë. Xhulio Maloka, 26 vjeçari nga Gjirokastra ka rënë në pranga për sigurimin e kushteve të vrasjes së Rroshkodolit, ndërsa në kërkim janë shpallur tre atentatorët të cilët janë të identifikuar nga policia. 

Më shumë detaje dha sot në 'Studio Live' në Report Tv gazetari Sokol Dema. Kur ishte 17-vjeç Xhulio Malo rezulton të ketë qenë dhe anëtar i grupit të zjarrit që në 2015 vranë efektivi e RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Basha. Në 2018 gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda dënoi Xhulio Malon me 10 vjet burgim.  Burime për Report Tv mësojnë se i riu ka përfituar nga amnistia e 30 janarit 2020

'Dukej si natyra e nja atentati që duhej kohë për tu zbardhur por duheshin vetëm një javë. Sot janë shpallur në kërkim 3 persona, të identifikuar si organizues dhe atentator. Sot u arrestua një person, Xhulio Malo. Që ka qenë i arrestuar në 2015 ku u ekzekutua në Lazarat, Ibrahim Basha. U dënua me 10 vite burg  por nga burimet mori lirin në 2020, duke përfituar nga amnistia penale. Ka mundur të identifikoj automjetin që u përdor në atentatin e Roshkodolit. U gjetën prova në një servis këtu në Mullet. U gjetën automjete të vjedhura nga BE. Mbetet për tu parë se kush janë porositësit. Roshkodoli ishte një personazh problematik i përfshirë në disa ngjarje. Duhet parë dhe duhet kuptuar se çfarë ka ndodhur', tha gazetari Dema.

Për vrasjen Elis Rroshkodolit, i njohur për miqësinë me Bajret është arrestuar sot (6 shtator 2024)  Xhulio Malo, 26 vjeç i arrestuar sot (26 shtator) akuzohet për për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pëngojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim.

Në kërkim janë  J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç. Të akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Marklen Hakës/ Gazetari Sokol Dema: U kap tek banesa e një të afërmi! Softa: Shpresoj të kthehet në bashkëpunëtor


G.K/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja në PD, Murrizi me tone të larta: Dush i ftohtë për të rikthyerit nga Basha! Jorida dikur thoshte fundi i Berishës sot është këtu

Mbledhja në PD, Murrizi me tone të larta: Dush i ftohtë për të rikthyerit nga Basha! Jorida dikur thoshte fundi i Berishës sot është këtu