Përveç vapës përvëluese të këtyre ditëve elemente të tjera që klasifikohen si të lartë janë edhe çmimet në bregdet.

Të rinjtë shqiptarë të cilët kryesisht kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet duket se janë “përshtatur” me këtë fakt.

Por mesa duket jo të gjitheve ua mban xhepi. Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku përmes një video të publikuar në profilin e tij në Facebook ka falënderuar sigurisht në mënyrë ironike pronarët e lokaleve në bregdet për çmimet e larta të produkteve.

“Falenderoj pronarët e restoranteve që duan të bëjnë lekë sa për një vit në vetëm tre muaj. Një vezë e skuqur më shkoi sa një qese hashashi, madje edhe në disa raste ta sjellin përgjysëm, njësoj si qesja e hashashit",- thotë Kallaku.