/ATSH-ANA-MPA/ - Suksesi i planit të reformave të Greqisë varet nga kuadri në të cilin është vendosur, deklaroi dje drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan MSNBC.
"Gjatë viteve të fundit Greqia ka bërë progres të madh dhe çelësi për reformat është që mos të humbasë progresi i arritur", deklaroi Lagarde.
"Qeveria e porsazgjedhur e Greqisë ka shtruar dy objektiva bazë, luftën kundër evazionit fiskal dhe korrupsionit
duke sjellë më shumë drejtësi në shoqërinë greke", theksoi ajo.
Greqia ka njoftuar një plan-reformë prej gjashtë pikash për të mundësuar daljen e vendit nga kriza financiare.
/Shqiptarja.com