UASHINGTON, 2 mars /ATSH-ANSA/ - ISIS-i u kërkoi sot "të gjithë xhihadistëve në botë, të godasin Twitterin dhe interesat e tij në çdo vend, të çdo personi dhe zyre si edhe të mos lejohet mbijetesa e asnjë njeriu të pafe' ".
Kërcënimet e reja në Twitter marrin në shënjestër, me emër dhe mbiemër bashkëthemeluesin e këtij rrjeti social, Jack Dorsey.
"Lufta juaj virtuale kundër nesh do të shkaktojë një luftë reale kundër jush", lexohet në mesazhin e ISIS-it.
Në ndërkohë, kanë filluar hetimet për të verifikuar vërtetësinë e këtij kërcënimi nga ana e ISIS-it./ a.jor.