UASHINGTON, 6 korrik /ATSH-AFP/ - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) është i gatshëm që të ndihmojë Greqinë, nëse vendi e kërkon këtë, deklaroi sot drejtoresha e këtij fondi, Christine Lagarde.
"FMN-ja po e ndjek me vëmendje situatën dhe është e gatshme që të ndihmojë Greqinë, por vetëm nëse dërgohet një kërkesë e tillë", deklaroi Lagarde pa dhënë hollësi.
Tradicionalisht, FMN-ja e jep ndihmën e saj vetëm me kërkesë të shteteve në vështirësi të mëdha financiare./ a.jor.












