UASHINGTON, 25 shtator /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi sot përkrah homologut kinez, Xi Jinping se dy fuqitë kishin rënë dakord për të luftuar kundër piraterisë informatike, një prej pakënaqësive më të mëdha mes Uashingtonit dhe Pekinit.
"Kam ngritur edhe një herë shqetësimin tonë shumë serioz në lidhje me rritjen e kërcënimeve përsa i përket sigurisë kibernetike kundër ndërmarrjeve dhe qytetarëve amerikanë", deklaroi Obama në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Xi.
"Kam thënë që kjo duhet të ndërpritet", theksoi Obama duke shtuar se qeveria e SHBA nuk ishte përfshirë në spinazhin kibernetik për qëllime tregtare.
Presidenti kinez, Xi iu përgjigj se Kina do të luftonte me forcë piraterinë informatike.
"Sot mund të njoftoj se dy vendet tona kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për të ecur përpara. Ne kemi rënë dakord që as qeveria amerikane, as qeveria kineze të mos kryejnë apo mbështesin kauzën e piraterisë informatike", theksoi presidenti amerikan, Obama./
/ec/











