“Ligjvënësit në Shqipëri kanë votuar për të zëvendësuar një anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përpara zgjedhjeve të përgjithshme më 23 qershor, duke nxitur kritika të ashpra nga BE dhe SHBA.
Parlamenti votoi në orët e vona të mbrëmjes së të hënës 74-0 për të zëvendësuar një anëtar të trupës me shtatë anëtarë. Zyrtari i KQZ ishte mbështetur nga një parti e vogël, që së fundmi la koalicionin qeverisës për t’u bashkuar me opozitën.
Shqipëria post-komuniste ka dështuar në të shkuarën për të plotësuar standardet ndërkombëtare për zgjedhjet e ambasadori amerikan në Shqipëri tha se ndryshimi i KQZ e vendos Shqipërinë në një kurs përplasje me komunitetin ndërkombëtar. BE po ashtu shprehu shqetësim përpara një vizite të planifikuar në Tiranë nga shefja e politikave të jashtme në BE, Ashton.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)