UASHINGTON, 8 maj /ATSH-AFP/ - SHBA-ja rriti sot nivelin e sigurisë të bazave të saj ushtarake si masë parandaluese, përballë një kërcënimi të mundshëm xhihadist, theksoi një zyrtar i Pentagonit.
"Niveli i alarmit u rrit në B, që shkon nga Normalja në D, me qëllim që ushtarakët të bëjnë prova për një vigjilencë më të madhe", theksoi zyrtari, pas një paralajmërimi të policisë federale FBI.
Ka qënë admirali Bill Gortney, që drejton Norad, komandanti ushtarak, përgjegjës për sigurinë ajrore të SHBA-së dhe Kanadasë, që ka marrë këtë vendim./
/ec/