Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit me zyrë në Gjenevë të Zvicrës i ka dhënë fund historisë së shtatë titujve të fituar nga Lance Armstrong në "Turin e Francës".
Unioni ka vendosur që shtatë titujt që i ka hequr amerikanit të mbeten pa pronarë duke mos pranuar që t'ia kalonte askujt. Para deklaratës së UCI-t kishte zëra që titujt e fituar nga Armstrong mund ti kalonin vendit të dytë që ishte pozicionuar në renditjen e përgjithshme, por në fund nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
Gjithashtu Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit i ka bërë thirrje çiklistit njohur amerikan që të rikthejë edhe shumat e maje tw parave që ka fituar nga "Turi i Francës".
Pak ditë më parë Agjencia Amerikane Anti - Doping pas një hetimi disa vjecar arriti në konkluzione dramatike për legjendën e çiklizmit botëror, Armastrong, duke e akuzuar marrje të substancave të ndaluara gjatë garave të "Turit të Francës" duke sjellë prova të pakundërshtueshme.
Vendimi i USADA-s solli edhe heshtjen e Armstrong, teksa sot u vulos i gjithë procesi me përjashtimin përjetë nga sporti për amerikanin në deklaratën zyrtare të UCI-t.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com