Gjykimi në Hagë për ish-komandantët e UÇK-së ka hyrë në fazën përfundimtare dhe, sipas Hisen Berishës, tani do të vendoset jo vetëm për fatin e të akuzuarve, por edhe për mënyrën si do të lexohet lufta e Kosovës në sytë e botës.
I ftuar në “Studio Live” në Report TV, ish-komandanti i UÇK-së u shpreh se procesi “vë në sprovë drejtësinë ndërkombëtare” dhe se vendimi duhet të mbështetet vetëm te provat.
“Vendimi do të varet nga cilësia e provave dhe jo nga retorika që ka nisur të ndërtohet në qarqe të brendshme të Kosovës, por edhe nga interpretime të ndryshme që po bëhen nga Tribunali”, tha ai.
Sipas Berishës, përplasja kryesore është mes pretendimit të Prokurorisë për “Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale” dhe qasjes së mbrojtjes që, siç tha ai, e vendos luftën e UÇK-së në kontekstin e saj çlirimtar. “Kjo fazë ka rëndësi sepse këtu do të ristrukturohet mënyra se si publiku dhe gjykata do ta kuptojnë këtë çështje. Kjo do të vendosë boshtin juridik mbi të cilin do të zhvillohet gjykimi final dhe do të ndikojë në perceptimin ndërkombëtar të luftës së Kosovës”, u shpreh ai.
Ai ngriti pyetjen thelbësore që, sipas tij, duhet të jetë në qendër të debatit: “A mund të barazohet UÇK me një organizatë kriminale dhe a ka prova për një zinxhir komandues efektiv që ka pasur kontroll operacional mbi çdo veprim individual?”. Përgjigjia e tij është jo.
Berisha theksoi se standardi i provave duhet të jetë “përtej dyshimit të arsyeshëm”.
“Nëse zbatohet standardi i së drejtës ndërkombëtare që përgjegjësia është individuale e jo kolektive, atëherë unë besoj se drejtësia do të triumfojë në Hagë”, tha ai.
Berisha komentoi edhe deklaratat më të fundit të Aleksandër Vucic se “Kosova është Serbi’ duke I quajtur përpjekje politike për konsum të brendshëm.
“Deklaratat e Vuçiçit janë përpëlitjet e fundit për të arsyetuar dhe fuqizuar pozicionin politik. Deklarata e tij është jashtë realitetit. Kosova është një shtet I pavarur dhe sovran. Njihet nga mbi 100 shtete të fuqishme të BE, SHBA e të tjerë. Kosova është një realitet I pakthyeshëm. Deklaratat nuk kanë asnjë lloj peshe dhe janë për konsum të brendshëm,”, u shpreh ai.
Sipas tij, megjithëse gjykata është institucion juridik, procesi ka ndikim të thellë politik dhe historik për Kosovën.
“Pretendon rishikimin e narrativës së luftës për liri. Nëse lejohet një narrativë e deformuar e luftës për liri, atëherë cenohen themelet e shtetit të Kosovës në aspektin juridik, moral dhe historic Nëse lejoet një narrativë e deformuar e luftës për liri, atëherë po cënohen vetë themelet e shtetit të Kosovës në aspektin juridik, moral dhe historik. Kosova duhet të angazhohet institucionalisht që kjo të ndalojë”, tha Berisha.
Ai përmendi edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama në takimin e Bordit të Paqes, duke e cilësuar si të papritur, por për t’u përgëzuar. Ndërkohë, kritikoi edhe faktin që Shqipëria dhe Kosova nuk kanë bërë përpjekje për amendimin e bazës ligjore mbi të cilën funksionojnë Dhomat e Specializuara, sidomos sa i takon përfshirjes së dëshmive të shërbimit sekret serb.
“Patëm një reagim të kryeministrit Rama në takimin e Borditt ë Paqes. Ishte një reagim që pak kush e ka pritur, por është për tu përgëzuar. Ende deri më sot nuk kam dëgjuar një reagim as nga Kosova e as nga Shqipëria që të kërkohet amendimi i bazës ligjore mbi të cilën funksionojnë Dhomat e Specializuara,sidomos për pjesën e përfshirjes me procedurë të dëshmive të shërbimit secret serb. Nonsensi i këtij gjykimi qëndron tek fakti se i gjithë procesi po zhvillohet me bazën ligjore të kohës ose mbi kushtetutat e ish jugosllavisë, Serbisë së kohës. Ne kemi qenë shqiptarë dhe jemi shpallur fajtorë bazuar në ato ligje. Ky process duhet anulluar dhe komandantët duhen shpallur të pafajshëm se nuk ka bazë gjykimi” tha ai.
Në fund, Berisha theksoi se sipas tij vendimi në Hagë nuk do të jetë thjesht juridik, por një moment që do të përcaktojë si do të shkruhet historia e luftës së Kosovës.
Komente









