Çdo person që kërkon të shesë makinën duhet që më parë të vërtetojë se ka paguar të gjitha taksat. Ministri i Finanave Shkëlqim Cani ka firmosur urdhrin e ri “Për taksat kombëtare”, ku parashikohet se shitësit i mjetit duhet të marrë vërtetim nga drejtoritë rajonale të shërbimeve të transportit rrugor që mjeti nuk është debitor i taksës vjetore për makinat e përdorura të transportit apo nuk është i bllokuar nga organet kompetente.
“Në rastet e tjetërsimit të mjetit, zyrat noteriale përpara se të kryejnë procedurat e nevojshme ligjore për shitjen e tij, i kërkojnë shitësit të mjetit vërtetim nga DPSHTRR-ja nëpërmjet drejtorive rajonale të shërbimeve të transportit rrugor që mjeti nuk është debitor i taksës vjetore të mjeteve të përdorura të transportit apo nuk është i bllokuar nga organet kompetente të përcaktuara me ligj. Drejtoritë rajonale tatimore që të lëshojnë vërtetim Për shlyerjen e detyrimeve tatimore” për çdo tatimpagues duhet të kërkojnë më parë vërtetim nga drejtoritë rajonale të shërbimeve të transportit rrugor për shlyerjen e “Taksës vjetore të mjeteve të përdorura”, të mjeteve në pronësi të tatimpaguesit”, - thuhet në udhëzim.
Tashmë detyrohen të gjithë noterët që të mos lidhin aktmarrëveshjen e shitblerjes së mjetit pa marrë më pare konfirmimin për pagesën e taksës vjetore të mjetit. Ky ndryshim i vendimit është bërë për shkak se shumë persona e shesin makinën, kur kanë disa vite pa paguar taksën.
/Shqiptarja.com

VIDEO