1765618711_mariacorinamachado.jpg

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, duke folur për Fox News, tha se presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez është një nga arkitektet kryesore të torturës, persekutimit, korrupsionit dhe trafikut të drogës në vend.

Rodriguez, e cila ka shprehur gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me Uashingtonin, ishte zëvendës presidente e Venezuelës kur Maduro ishte president, shkruan La Reppublica.

Machado pohoi se Rodriguez refuzohet nga populli venezuelian dhe se votuesit ishin në anën e opozitës.

“Në zgjedhje të lira dhe të ndershme, ne do të fitojmë me mbi 90% të votave, nuk kam asnjë dyshim për këtë", theksoi Machado.

Machado është larguar nga vendi, pas persekutimit nga Nicolas Maduro. Në vitin 2025, ajo fitoi çmimin Nobel për paqe.

Machado përshkroi gjithashtu vizionin e saj për Venezuelën, duke u zotuar ta kthejë Venezuelën në qendrën energjetike të Amerikave dhe të çmontojë strukturat kriminale që kanë dëmtuar qytetarët. Ajo u zotua të kthejë në shtëpi miliona venezuelianë të detyruar të largohen nga vendi.


Lajmi kryesor:

Pas sulmit të SHBA, të shtëna me armë pranë selisë qeveritare në kryeqytetin e Venezuelës (VIDEO)