Kryeministri Edi Rama ka treguar se do të vizitojë Uashingtonin këtë javë, me ftesë të Presidentit Donald Trump, ku do të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes për Gazën.

Komentet Rama i bëri në podkastin e tij 'Flasim', ku tha se Shqipëria ka privilegjin që të jetë shtet themelues i Bordit të Paqes dhe të mos kontribuajë me para për t'u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme.

Shefi i Qeverisë nuk harroi të ironizonte edhe opozitën, e cila disa ditë më parë deklaronte se kryeministri nuk udhëtonte dot në SHBA, pasi sipas tyre ishte futur në listë të zezë nga administrata Trump.

Rama pritet të niset në 18 shkurt drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe takimi i shteteve anëtarë të Bordit të Paqes do të mbahet në 19 shkurt. 

“Shënimi i fundit është i lidhur me jetën ndërkombëtare, nëse mund ta quaj kështu. Më ka ardhur këtë javë ftesa nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim për atë që e kam paralajmëruar, kur ajo tufa e bombave artizanale, plaste dhe kërciste edhe në sallën e Kuvendit, me gjithfarëlloj pretendimesh që sot i nxjerrin përsëri qesharakë, duke thënë se unë nuk shkoj dot, se mua s'më kanë ftuar,se,se,se… Dhe faktikisht, siç e paralajmërova, do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të atij bordi, ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe ku Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes”, tha Rama.

Teksa komentoi protestën e 10 shkurtit të thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha, Edi Rama është shprehur se PD është e vetmja parti në Europë që ka në programin e saj dhunën dhe shkatërrimin e pronës.

Rama vijoi më tej duke thënë se udhëheqja e PD-së përgatit bomba artizanale dhe paguan mercenarë për t’i hedhur ato në protestë.

“Kisha shumë kohë, s’mbahet mend pa komentuar ndonjë protestë të opozitës deri kur dy javë më parë pas një përshkallëzimi të dhunshëm bëra një koment për të thënë diçka sa të thjesht, aq dhe të vërtete. Sepse është e vërtetë, në Europë ka protestues, anarkistë, ekologjistë, ekstremistë  të djathtë a të majtë, studentë, antiglobalistë, tifozë huliganë, grupime lloj-lloj neofashistë që dalin në rrugë për arsyet e tyre. Maskohen, armatosen me molotovë, thyejnë, djegin, plagosin punonjës policie, shkatërrojnë prona. Por qysh nga koha e partive famëkëqija e 100 viteve më parë, atyre në Gjermani dhe në Itali, të cilat i paraprinë pastaj epokës së zymtë sa s’thuhet të fashizmit dhe të nazizmit, ka vetëm një parti parlamentare në Europë që të ketë në programin e aktivitetit të saj pjesë të pandarë të ekzistencës së vet që nga lindja, ushtrimin e dhunës, shkatërrimin e pronës, sulmin ndaj godinave të institucioneve deri dhe ndaj godinës së vet, mobilizimin e paramilitarëve, të cilët deri dje ishin çeta e liderit shpirtëror. Kurse tanimë janë thjesht mercenarë të rekrutuar me lekë nga rrugaçët e lagjeve që veshin maska, fshehin fytyrën pas tabelave dhe presin sinjalin për të mbaruar punën për të cilën janë paguar duke hedhur molotov pa u identifikuar nga kamerat sipas planit.

Dhe mercenarët u shfaqën përsëri në krye të kësaj jave dhe bënë dhe më shumë dëm duke kaluar tanimë në hedhjen e bombave të mirëfillta artizanale të përgatitura nga udhëheqja e të ashtuquajturës dhe ndjesëpastës Partisë Demokratike dhe duke plagosur ende më shumë punonjës të policisë deri në shkaktimin e plagëve nga djegia.

Është e qartë që këto farë protestash me atë pisllëkun që krijojnë në bulevard, ja shikojini dhe mendojini kështu si po ju them, janë një jashtëderdhje në rrugë e plakut të lajthitur që i organizon dhe pastaj fërkon duart kur pamjet e jashtëderdhjeve të tij dalin nëpër mediat e huaja duke lënduar imazhin e Shqipërisë dhe duke krijuar idenë se ç’po ndodh në Shqipëri.

Në fakt ajo që po ndodh në raport me sa po themi është një degjenerim i pandalshëm dhe shpërthimi i një dëshpërimi të pa ngushëllueshëm, rezultati rrudhja e mëtejshme e një partie t’i thuash, e një force, se di çfarë force ka më, e një arabeje politike që s’ka asnjë mision, por ka vetëm një funksion, të shkarkojë rropullitë e plakut. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Vaj medet pikë e zezë”, tha mes të tjerash Rama.

Shefi i Ekzekutivit foli edhe për kërkesën e Prokurorisë Speciale në Hagë, e cila kërkoi 180 vite burg për 4 ish-drejtuesit e UÇK-së, pra nga 45 vite për secilin prej tyre.

Duke e cilësuar këtë kërkesë të Hagës një çmenduri, Rama tha se Prokuroria Speciale nuk gjeti asnjë provë që të mbështeste pretendimet e saj.

"Prokuroria e Hagës kërkoi 45 vite burg për Hashim Thaçin dhe për secilin prej tre udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Mu desh dhe më duhet sinqerisht, më duhet kohë të kuptoj se si mund të përballet një gjë e tillë, një çmenduri e tillë, një paturpësi e tillë, një mizori e tillë, me fjalë.

Kërkesa për 45 vite burg për të katër figurat domethënëse të Luftës Çlirimtare, ishte një bombë e hedhur mbi popullin dhe mbi Republikën e Kosovës. Një prokurori krejt e padenjë, e cila për të marrë në shqyrtim historinë e përgjakshme të Luftës Çlirimtare të Kosovës bëri gjashtë vite hetim dhe doli me pretendimin se gjatë viteve ‘98-99, qenkan kryer krime kundër njerëzimit dhe krime luftës ndaj civilëve. Por nuk ka asnjë ligj ndërkombëtar, që lejon dënime mbi pretendime të tilla dhe pa asnjë provë të qartë se ekziston një plan dhe një forcë e organizuar për të sulmuar dhe për t'u marrë jetën civilëve si të tillë, pse janë civilë", tha kryeministri Rama.

Teksa komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk mori një vendim për çështjen 'Balluku' dhe la në fuqi pezullimin e saj nga detyra, Rama tha se do të depozitoj të hënën në Grupin Parlamentar të PS-së ndryshime ligjore që lidhen me kompetencat e gjykatave në raport me pushtetet e tjera.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:56
Protestat e Berishës, Rama: Kanë program dhunën, paguajnë mercenarë për të hedhur molotovë kundër efektivëve

Kryeministri Edi Rama është shprehur se PD është e vetmja parti në Europë që ka në programin e saj dhunën dhe shkatërrimin e pronës.

Komentet Rama i bëri në podkastin e tij ‘Flasim’ ku tha se udhëheqja e PD-së përgatit bomba artizanale dhe paguan mercenarë për t’i hedhur ato në protestë.

“Kisha shumë kohë, s’mbahet mend pa komentuar ndonjë protestë të opozitës deri kur dy javë më parë pas një përshkallëzimi të dhunshëm bëra një koment për të thënë diçka sa të thjesht, aq dhe të vërtete. Sepse është e vërtetë, në Europë ka protestues, anarkistë, ekologjistë, ekstremistë  të djathtë a të majtë, studentë, antiglobalistë, tifozë huliganë, grupime lloj-lloj neofashistë që dalin në rrugë për arsyet e tyre. Maskohen, armatosen me molotovë, thyejnë, djegin, plagosin punonjës policie, shkatërrojnë prona. Por qysh nga koha e partive famëkëqija e 100 viteve më parë, atyre në Gjermani dhe në Itali, të cilat i paraprinë pastaj epokës së zymtë sa s’thuhet të fashizmit dhe të nazizmit, ka vetëm një parti parlamentare në Europë që të ketë në programin e aktivitetit të saj pjesë të pandarë të ekzistencës së vet që nga lindja, ushtrimin e dhunës, shkatërrimin e pronës, sulmin ndaj godinave të institucioneve deri dhe ndaj godinës së vet, mobilizimin e paramilitarëve, të cilët deri dje ishin çeta e liderit shpirtëror. Kurse tanimë janë thjesht mercenarë të rekrutuar me lekë nga rrugaçët e lagjeve që veshin maska, fshehin fytyrën pas tabelave dhe presin sinjalin për të mbaruar punën për të cilën janë paguar duke hedhur molotov pa u identifikuar nga kamerat sipas planit.

Dhe mercenarët u shfaqën përsëri në krye të kësaj jave dhe bënë dhe më shumë dëm duke kaluar tanimë në hedhjen e bombave të mirëfillta artizanale të përgatitura nga udhëheqja e të ashtuquajturës dhe ndjesëpastës Partisë Demokratike dhe duke plagosur ende më shumë punonjës të policisë deri në shkaktimin e plagëve nga djegia.

Është e qartë që këto farë protestash me atë pisllëkun që krijojnë në bulevard, ja shikojini dhe mendojini kështu si po ju them, janë një jashtëderdhje në rrugë e plakut të lajthitur që i organizon dhe pastaj fërkon duart kur pamjet e jashtëderdhjeve të tij dalin nëpër mediat e huaja duke lënduar imazhin e Shqipërisë dhe duke krijuar idenë se ç’po ndodh në Shqipëri.

Në fakt ajo që po ndodh në raport me sa po themi është një degjenerim i pandalshëm dhe shpërthimi i një dëshpërimi të pa ngushëllueshëm, rezultati rrudhja e mëtejshme e një partie t’i thuash, e një force, se di çfarë force ka më, e një arabeje politike që s’ka asnjë mision, por ka vetëm një funksion, të shkarkojë rropullitë e plakut. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Vaj medet pikë e zezë”, tha mes të tjerash Rama.

Ora 09:54
180 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së, Rama: Prokuroria në Hagë dështoi të sillte një provë të vetme për ta mbështetur këtë kërkesë mizore

 

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish këtë të diel ndaj Prokurorisë në Hagë, e cila pak ditë më parë kërkoi dënimin me nga 45 vite burg të 4 ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në podkastin "Flasim", Rama tha se  "ajo farë prokurorie dështoi të sillte, qoftë në një provë të vetme për ta mbështetur këtë kërkesë mizore pas gjashtë a pak a shumë gjashtë vitesh hetime e mbështetur nga një zinxhir shtetesh demokratike, të cilat duhet të ndjehen të turpëruara nga një maskaradë e tillë".

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

Prokuroria e Hagës kërkoi 45 vite burg për Hashim Thaçin dhe për secilin prej tre udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Mu desh dhe më duhet sinqerisht, më duhet kohë të kuptoj se si mund të përballet një gjë e tillë, një çmenduri e tillë, një paturpësi e tillë, një mizori e tillë, me fjalë.

Kërkesa për 45 vite burg për të katër figurat domethënëse të Luftës Çlirimtare, ishte një bombë e hedhur mbi popullin dhe mbi Republikën e Kosovës. Një prokurori krejt e padenjë, e cila për të marrë në shqyrtim historinë e përgjakshme të Luftës Çlirimtare të Kosovës bëri gjashtë vite hetim dhe doli me pretendimin se gjatë viteve ‘98-99, qenkan kryer krime kundër njerëzimit dhe krime luftës ndaj civilëve. Por nuk ka asnjë ligj ndërkombëtar, që lejon dënime mbi pretendime të tilla dhe pa asnjë provë të qartë se ekziston një plan dhe një forcë e organizuar për të sulmuar dhe për t'u marrë jetën civilëve si të tillë, pse janë civilë.

Po ashtu, nuk ka asnjë lloj ligjësie dhe asnjë ligj ndërkombëtar që i hap rrugën dënimit të një udhëheqësi në një luftë çlirimtare, vetëm se ka qenë udhëheqës. Ama, pa provuar se ka dhënë urdhëra për të sulmuar civilët, se ka pasur kontroll real mbi të gjitha formacionet luftarake në territor të një ushtrie çlirimtare në emër, por të një tërësie forcash të bashkuara nga i njëjti ideal dhe qëllim, por jo në të njëjtin organizim në territor apo se ka pasur ndonjë lidhje tjetër drejtpërdrejtë me vepra penale të kësaj ububushmërie. Dhe ajo farë prokurorie dështoi të sillte, qoftë në një provë të vetme për ta mbështetur këtë kërkesë mizore pas gjashtë a pak a shumë gjashtë vitesh hetime e mbështetur nga një zinxhir shtetesh demokratike, të cilat duhet të ndjehen të turpëruara nga një maskaradë e tillë. Ky nuk është një turp për ca prokurorë, për atë farë idioti ndërkombëtar që dilte dhe lexonte broçkulla. Ky është një turp për shtetet që e mbështesin atë gjykatë, që e paguajnë atë gjykatë, që mundësojnë rroga marramendëse për personazhe të kësaj injorance dhe njëkohësisht dhe të kësaj .. nuk di çfarë të them, nuk di çfarë të them.