TIRANE- Zbardhen pesë pikat e udhërrëfyesit të qeverisë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. VKM-ja që bëhet publike për herë të parë parashikon plotësimin e pesë prioriteteve të qeverisë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, ku një rëndësi e veçantë i jepet reformës në gjyqësor ku përfshihet ulja e kompetencave të Gjykatës së Lartë, sanksione ndaj avokatëve që nuk shkojnë në seanca gjyqësore, si edhe kërkohet miratimi i ligjit për heqjen e plotë të imuniteteve, i cili është në sirtarët e Kuvendit.
Sipas këtij udhërrëfyesi, një nga ndryshimet që do të ndërmerren është edhe çështja e transferimit dhe vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si edhe rregullimi i kuadrit ligjor përsa i përket padive të akumuluara në Gjykatën e Lartë. “Sigurimi i Komisionit të Venecias me një përmbledhje të çështjeve që do të vlerësohen në lidhje me pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e sistemit gjyqësor dhe sigurimin e bashkëpunimit me këtë organ. Angazhimi i mëtejshëm me Komisionin e Venecias, mbi bazën e konstatimeve të këtij të fundit, në mënyrë që të finalizohet një paketë e plotë e reformës dhe marrjen e të gjitha masave për miratimin e saj përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe konsultativ.
Ministria e Drejtësisë ka rënë dakord me Komisionin e Venecias që t’i dërgojë zyrtarisht projektligjet për këtë qëllim (ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale dhe në Kodin e Procedurës Civile, që synojnë kufizimin e kompetencave të Gjykatës së Lartë për çështjet penale, si edhe parashikojnë sanksione ndaj avokatëve në rast mungese në seanca gjyqësore). Komisioni i Venecias do të na japë mendimin paraprak në prill, që MD të vazhdojë me procesin e miratimit të këtyre ndryshimeve brenda qershorit 2014. Në lidhje me imunitetit, projektligji është ende në Kuvend”,- thuhet në udhërrëfyes.
Antikorrupsioni
Në udhërrëfyesin e qeverisë për përmbushjen e pesë rekomandimeve të BE-së për integrimin e vendit, një rëndësi të veçantë i jepet edhe anti-korrupsionit. Konkretisht në të thuhet se përgjatë vitit 2014, Koordinatori Kombëtar Anti-korrupsion do të hartojë një databaz të historikut të korrupsionit nga i cili do të përfitohet një analizë mbi fushat ku shtrihet ky fenomen si edhe nismat që duhen për ta luftuar.
“Në lidhje me statistikat e harmonizuara dhe historikun solid për çështjet e korrupsionit, grupet e punës të kryesuara nga Ministri i Drejtësisë kanë përgatitur të dhënat për tremujorin e tretë të 2013. Gjatë vitit 2014, puna do të fokusohet në ngritjen e një databaze elektronike që mundëson analiza të thelluara mbi bazën e statistikave dhe të dhënave të gjeneruara në çdo tremujor. Procesi do të udhëhiqet nga KKAK”,- thuhet në VKM e qeverisë.
Nëpunësit,Qeveria nisma për të reformuar Administratën
Administrata publike do të reformohet. Qeveria është duke përgatitur disa ligje si Kodi i Procedurës Administrative, si edhe akte nënligjore për ligjin e organizimit të administratës shtetërore. Në udhërrëfyesin e qeverisë për miratimin e pesë prioriteteve për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, parashikohet se objektivi kryesorë do të ketë zbatimi i ligjit “Për nëpunësin civil”, si edhe funksionimi i shkollës së Administratës Publike.
“Masa do të merren për të përmirësuar procedurën e rekrutimit, emërimit dhe ngritjes në detyrë në shërbimin civil, si edhe për të shtrirë më tej sistemin HRMIS (sistemi informatik për menaxhimin e burimeve njerëzore). Në fokusin e kësaj reforme është edhe funksionimi i duhur i Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), pajisja e saj me mjetet e nevojshme dhe burimet njerëzore, si edhe planifikimi i përshtatshëm.
Një tjetër objektiv i reformës është forcimi i kapaciteteve administrative dhe koordinimit të Departamentit të Administratës Publike”,- thuhet në udhërrëfyes.
Zbardhen hapat për kompensimin e pronave
Deri në muajin dhjetor të vitit 2014 do të ketë përfunduar ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave.
Drafti i cili është duke u përgatitur nga grupi i punë dhe parashikon një sërë ndryshimesh, përsa i përket kthimit dhe kompensimit të pronave kërkon edhe 6 muaj kohë për të kaluar të gjitha procedurat përpara se të futet në punimet parlamentare.
Në bazë të udhërrëfyesit të miratuar nga qeveria parashikohet se deri në dhjetor 2014 do të kenë përfunduar edhe konsultimet përfundimtare me grupet e interesit përsa i përket ndryshimit ligjor të kthimit dhe kompensimit të pronave. Konkretisht deri në qershor 2014 do të përfundoi analiza e legjislacionit në fuqi për pronat.
Deri në muajin gusht do të ketë përfunduar konsulta paraprake me grupet e interesit përsa i përket kthimit dhe kompensimit të pronave, ndërsa deri në muajin tetor të vitit 2014 do të ketë përfunduar draftimi i të gjitha ndryshimeve ligjore. Dy muajt e fundit të vitit do t’i lihen konsultimeve përfundimtare deri në hartimin e plotë të paketës ligjore për kthimin dhe kompensimin e pronave.
Të drejtat e njeriut, ligje të reja kundër diskriminimit
Qeveria do të miratojë një ligj kundër diskriminimit për të respektuar të drejtat e njeriut. Në udhërrëfyesin e qeverisë për plotësimin e rekomandimeve të BE-së theksohet se në kuadër të të drejtave të njeriut, do të miratohen një sërë ligjesh ku një ndër to është edhe kuadri ligjor kundër diskriminimit.
“Zbatimi efikas dhe ndërgjegjësimi mbi ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi; Miratimi i legjislacionit antidiskriminim dhe harmonizimi i dispozitave ekzistuese; Forcimi i sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, duke ngritur mekanizmi kontrolli periodic për Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve (NJMF), si edhe duke akorduar buxhet të mjaftueshëm”,- thuhet në udhërrëfyes.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 qershor 2014
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO