'Udhëtim të mbarë Ema ime në skaj të universit', Kreta i dha lamtumirën e fundit 21-vjeçares që u përplas me makinë nga i riu shqiptar! Postimi prekës i nënës së saj

'Udhëtim të mbarë Ema ime në skaj të universit', Kreta i dha lamtumirën e fundit 21-vjeçares që u përplas me makinë nga i riu shqiptar! Postimi prekës i nënës së saj

21-vjeçarja Emmanuela

GREQI- Me pikëllim dhe dhimbje, të afërm dhe miq i dhanë lamtumirën e fundit Emmanuelës, në Chania, Kretë, e duke mos e besuar ende në ikjen e saj të parakohshme nga jeta dhe brenda pak minutash në një aksident të rëndë të ndodhur më 23 nëntor, ku studentja greke u përplas me makinë nga 26-vjeçari shqiptar, i cili pasi e tërhoqi zvarrë me mjetin e tij, u largua nga vendngjarja duke e lënë vajzën, në mes të rrugës dhe në gjendje të rëndë.

Mediat greke shkruajnë se funerali i Emës, siç e quanin njerëzit e saj, u bë në Kishën e Shenjtë të Agios Gerasimos Neokouros, ndërsa varrimi 21-vjeçares u bë në varrezat e I.N. Panagia.

Pak orë pas funeralit të vajzës, nëna e vajzës bëri dhe një postim mjaft prekës në “Facboook” .

“Udhëtim të mbarë Ema ime në skaj të universit, lotët të ftofshin kudo që të gjesh dhimbjen time...”, ka shkruar nëna e 21-vjeçares, e cila vendosi të dhuronte organet e vajzës.

“Pusho në paqe shpirti im i bukur... pusho dhe mos u shqetëso për asgjë... do të të dua sa të jetoj dhe të marr frymë”, thotë ajo duke e mbyllur postimin e saj me dy zemra të thyera.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

21-vjeçarja greke, studente, mbeti e plagosur rëndë në orët e para të së martës, kur u tërhoq zvarrë përgjatë rrugës Egnatia, në lartësinë e Kamarës, nga makina që drejtonte 26-vjeçari shqiptar, i cili u largua nga vendngjarja dhe e la të renë në gjendje të rëndë në asfalt. Që në momentin e parë mjekët bënë përpjekje për ta mbajtur në jetë, por gjendja e saj shëndetësore ishte jashtëzakonisht kritike dhe u shtrua në Repartin e Mjekimit Intensiv, por fatkeqësisht nuk ia doli dot.

Mjaftuan pak orë që i riu të vetë dorëzohej në polici me shenjë pendese ku edhe kërkoi të komunikonte me prindërit e saj. Duke u justifikuar, i riu u shpreh se u largua nga vendi i ngjarjes sepse jetonte në Greqi pa letra. Ndaj tij ka nisur një procedim penale, po ashtu dhe ndaj pasagjeres 19-vjeçare.

Në dëshminë e tij ai tha se ishte i shkatërruar nga kjo ngjarje dhe nëse viktima nuk do kishte tentuar të kalonte rrugën ‘Egnatia’ (aty ku gjeti vdekjen), asgjë nuk do të kishte ndodhur, mjaftonte që e reja të kalonte në vizat e bardha.

26-vjeçari, sipas ndjekjes penale të prokurorit, akuzohet për drejtim mjeti të rrezikshëm me pasojë lëndim të rëndë trupor (vepër penale), si dhe drejtim mjeti pa leje (kundërvajtje). 19 -vjeçarja (shtëpiake) nga ana e saj përballet me veprën penale të ndihmës në drejtim të automjetit të rrezikshëm me pasojë lëndim të rëndë trupor dhe ndihmë në një aksident trafiku (kundërvajtje).

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve