Udhëtime në Dubai dhe telefon 1700 €/ Pas protestës tek Unaza e Re, deputeti Klevis Balliu hipën në Range Rover (FOTO)

Udhëtime në Dubai dhe telefon 1700 €/ Pas protestës tek Unaza e Re, deputeti Klevis Balliu hipën në Range Rover (FOTO)

Deputeti i PD, Klevis Balliu në palestër

I katapultuari i Lulzim Bashës, Klevis Balliu, çdo mbremje teksa drejton protestat në zonën e Unazës së Re ku flet për varfërinë. Por Klevisi, ose siç njihet ndryshe çuni Fahriut, braktis luksin vetëm për dy orët e pasdites ku shfaqet në zonën e Unazës. Në realitet ai shijon luksin duke filluar që nga makinat e shtrenjta dhe deri tek udhëtimet e çmendura dhe të kushtueshme jashtë vendit.

Pas fotove të publikuara në media me një supermakinë Range Rover e cila ka një vlerë prej mijëra eurosh në tregun e automobilëve, Klevis Balliu pa dashje ka zbuluar edhe pasionin e tij për luksin.

Për të ruajtur trupin në formë dhe për të hequr kilet e tepërta për shkak të lëvizjes me Range Rover, ai frekuenton një nga palestrat më të njohura në kryeqytet. Teksa ka bërë një selfie, ai ka ekspozuar edhe celularin e tij IPHONE, që është seria më e fundit e prodhuar nga kompania amerikane.

Mjafton një kërkim në internet dhe gjen lehtësisht se celulari i çunit të Fahriut kushton 1750 euro, me ngjyrën gold (flori) sikurse preferohet nga të pasurit.

Jeta luksoze e Klevisit nuk kufizohet vetëm në Shqipëri, por vijon dhe me udhëtime të shtrenjta jashtë vendit. Udhëtimi në Dubai për Vitin e ri, si dhe udhëtimet e çmendura nëpër Evropë, janë vetëm një pjesë e padeklaruar e luksit, të deputetit të Bashës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • cen durim modhi: 30/11/2018 22:26

    po te gjithe politikanet te te gjitha njyrave femijet e tyre grate e tyre jane te zhytur ne lluks te pamerituar jane hajdute dhe rembyes te medhenj . kane marre cdo gje nga ky vend cdo pasuri kane futur duart ne taksat tona

    Përgjigju
  • Elbasanlliu: 30/11/2018 22:16

    Cuni komunistit dhe i spiunit dhe servilit. Nje nga njerzit me ordinere qe ka pas elbasani. Fahri balliu

    Përgjigju
  • Emigrati: 29/11/2018 20:32

    Fute nē byth at purēn i degjenerum

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje