Udhëtimi i fundit i 40-vjecarit nga Erseka/ ’Pa Gjurmë’ kërkon të riun e humbur në Janinë zbulohen 270 trupa të paidentifikuar në morg (VIDEO)

Mali i Gramozit që priste dhe përcillte shumë shqiptar, ndërsa kalonin kufirin në mënyrë ilegale do të ishte rrugëtimi i radhës edhe për të riun nga Erseka, i cili ikte dhe vinte nga Greqia për në Shqipëri dhe anasjelltas, duke punuar me sezone në shtetin fqinj. Ende nuk ishte pajisur me dokumenta, ndërsa u nis për rrugëtimin e disatë dhe të fundit nga mali, por 21-vjecar asokohe humb rrugës për në Greqi. Te ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ babai i tij Hasani dhe motra Denada bëjnë apel për ndihmë.  


Nuk mësuam kurrë emrat e shokëve. Me vete mori te gjitha albumet me foto. Për herë të parë u nis drejt Greqisë në moshën 16-vjecare. Koha ishte e keqe ditën që ai u nis. Ai nuk e bënte kurrë atë rrugë vetëm. Duhet të përshkroje një lumë për të kaluar kufirin. E gënjeva gruan që kisha folur me djalin, ngaqë vuante nga zemra


Ndërsa u nisën të identifikonin trupin e pajetë të gjetur anës lumit në Janinë, me dyshimin se bëhej fjalë për vëllain e saj, e motra e Gentjanit zbulon një lajm shokues, se në morgun e Janinës në vitin 2009 kishte 270 trupa të paidentifikuar, shumica prej tyre shqiptarë.  


Në vitin 2009 nisëm kërkimet për Gentjanin. Në atë kohë kishte 270 trupa të paidentifikuar në morgun e Janinës. Shumica prej tyre shqiptarë. Më njoftuan nga policia greke pas 6 vitesh dhe më thanë se djalin e kishin gjetur. Kur shkuam, na treguan një foto të një trupi të pajetë të bërë nga një coban, ku dukej njëri krah me një tatuazh të ngashëm me atë që kishte edhe vëllai im. Trupi i pajetë ishte gjetur në Janinë. Shkuam të verifikonim trupin, por nuk ishte ai edhe pse nuk morëm kurrë analiza ADN- je. Trupi i pajetë u gjet në qershor të po atij viti kur Gentjani humbi gjurmët. 


Por familja nuk i ka humbur ende shpresat, pasi informacioni i fundit që ata morën në vitin 2009 tregon gjurmë të Gentjanit në Greqi. Shoku i fëmijërisë është dëshmitari i këtij takimi, të cilit i pohoi se ishte babai i dy fëmijëve, i martuar me një shtetase greke. 


Djalin tim e kishte takuar në vitin 2009 një shok i fëmijërisë. Berti Kasolli nga Psari i Ersekës. Ai e kishte patur shok fëmijërie Gentjanin dhe e njihte shumë mirë. Ai na tha që e kishte takuar vetëm një herë, por nuk e dinte që ishte i humbur për ne. Madje sipas tij, Gentjani i kishte thënë se ishte i martuar me një shtetasëe greke dhe kishte dy fëmijë. Në vitin 2009 jetonte në Selanik. Unë u nisa nga fjala e Bertit që e kërkova. Sërish besoj se ai dinte shumë informacione për Gentjanin. 

       
Një ditë para se të zhdukej në vitin 2002 doli nga shtëpia në orën 8 të mëngjesit dhe pasi të takohej me tre shokët e tij në qendër të qytetit përmes fshatit Rehovë, do ngjisnin më pas malin e Gramozit. Me të mbërritur në Ersekë shokët ishin nisur dhe Gentjani atë natë qëndron tek tezja e tij. Të nesërmen i thotë se kishte gjetur dy shokë të tjerë për t’u nisur, emrat e të cilëve nuk u mësuan kurrë. Një tatuazh në krah, me simbolikën e gjarprit me një thikë të ngulur në të është kjo shenja dalluese e të riut, që u zhduk pa lënë asnjë gjurmë, që për ironi të fatit mori me vete dhe tre albumet e fotografike, si për të ngritur më pas të gjitha këto pikëpyetje të mëdha. 

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet