Dy vëllezërit Zeneli, Krenar dhe Rexhildo, kishin këtë fundjavë ndeshjet e tyre në boks që zhvillohen në Britani. Duke parë situatën në të cilën ndodhet vendi për shkak të emergjencës së koronavirusit, por edhe situatës që përjeton pothuajse gjithë bota, ata kanë shkuar me shumë vështirësi të kryejnë ndeshjet e tyre, të cilat vlejnë për të marrë pikët e nevojshme për t’u kualifikuar në Lojrat Olimpike.
Siç njofton edhe presidenti i federatës së boksit, Florend Kalivopulli, Krenari ia ka dalë të fitojë ndeshjet e tij, ndërsa nesër do të jetë radha e vëllait tjetër, Rexhildo-s.
Postimi i Kalivopullit.
Mes problematikash pafund ne FSHBo dhe situates tejet te renduar nga Covid 19, boksieret Shqiptare, vellezerit Zeneli, me kemenguljen dhe iniciativen e tyre personale ndodhen ne Londer per te marre pjese ne Kampionatin Europian te Boksit i vlefshem per Kualifikuese ne Lojrat Olimpike Tokyo 2020.
Sot Krenar Zeneli ishte i denuar per te fituar me patjeter.
Para pak minutash ai kreu me sukses detyren e tije.
Fitoi.
Neser rradha e Rexhildo Zenelit....
Nuk jane vellezer, por kusherinj te pare. Gafe e presidentit te federates qe nuk njeh sportistet qe na perfaqesojne.
Përgjigju