Udhëtoi drejt Italisë, mbeti në izolim për shkak të virusit, i riu tregon përjetimin e tij: Kishim frikë të merrnim frymë

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishte i ftuar menaxheri Indrit Voga I cili tregoi përjetimet e tij gjatë periudhës së pandemisë. Ai udhëtoi drejt Italisë për punë dhe mbeti në izolim për shkak të virusit.

Ai tregon se kishte shkuar për të zhvilluar më tej karrierën e tij në Itali dhe sapo ishte sistemuar në punë flluan rastet e para në Itali me coronavirus. 

‘’ U ndez ky numri që ishin 200 dhe të gjithë ishin të fokusuar në zonën e Lombardisë dhe pati kështu një zhdukje të njerëzimit aty për ne, ishte e papritur u mbyll cdo gjë, u zhduk cdo gjë, në moment. Nuk shikoje më asgjë, shikoje vetëm të rinj, që dilnin dhe ziheshin me policinë për tu futur brenda …. ky ishte momenti parë si të thuash në formë proteste që po mbylleshin lokalet, disa sektorë të punës, dhe që ishte prezenca e ushtrisë dhe karabinierëve. Me datë 23 u mbyllëm. Isha vetëm me cunin e tezez ‘’ shprehet ai.

Shifrat gjatë kësaj periudhe kanë qenë aq të larta sa kishin frikë edhe të merrnin frymë.

‘’ Pati probleme për senatin dhe iu hodhën të gjithë shtetit, dhe nga fillimi marsit kur filloi dhe këtu tek ne pjesa e karantinimit, aty kishin arritur shifrat e të vdekurëve deri në 200-230 dita, se një farë kohe ka mbajtur 180 deri në 270 pastaj pati një bum të madh, për nja 10 ditë ishte si standart numri I vdekjeve rrotull 200. Tani duket si muhabet I kaluar dhe kur përmend 200 vdekje, aty ishte ajo periudha kur kishim frikë nga ajri. Imagjino stresin e të marrurit ushqime dhe të futurit në shtëpi me ushqime që mendohet se kanë qenë në në kontakt në magazine, njerëz….Të mendosh që pjesa ku rrija unë kishte 70 mijë banorë dhe kanë vdekur diku tek 500 e kusur persona’’ thotë Indriti.

Ndër të tjera Indriti tregon edhe për rregullat e rrepta që përdori Italia për të penguar përhapjen e virusit.

‘’Ishte e pamundur të dilje, nuk kishe ku shkoje nëse nuk kishe një punë, dhe një letër që po shkoje në punë. Unë ndryshova dyqan për të shkuar nga një supermarket tek tjetri sespse aty kishte të gjtiha gjërat që nuk I gjeja dot tek supermarketi dhe thashë po rrezikoj , e gjeta veten 500 metra duke iu lutur si krishti policëve mos më veni 500 euro gjobë’’ .

D.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë