TIRANE - Televizioni A1 Report siguron kopjen e vendimit e Gjykatës së Tiranës që cakton masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për rektorin e Universitetit të Durrësit Mit'hat Mema, i cili u arrestua në flagrancë nga policia pasi mbrëmjen e 13 marsit, pasi automjeti më të cilin udhëtonte se bashku me katër prokurorë u përfshi në një aksident rrugor pranë kthesës së Kamzës.

Rektori i Universitetit të Durrësit gjatë testit të alkoolit të realizuar nga patrulla e policisë ka rezultuar se ka konsumuar alkool mbi masën 0.65 mgl, fakt ky që mund të ketë sjellë aksidentin rrugor.

Gjygjtarja e cështjes, Elona Stavri, ka vendosur të cilësoje si të ligjshëm arrestimin e Memës si dhe ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndonëse Mema po drejtonte mjetin në gjendje te dehur në momentin që ndodhi aksidenti.

Sakaq Mit'hat Mema është liruar menjëherë, ndërsa prokuror i çështjes ka qënë Adnan Xhelili, i cili kërkoi pikërisht masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndërkohë një tjetër skandal i bërë publik dje në media lidhet me Rektorin Mema, i cili prej dy muajsh mbante te izoluar në zyrën e tij Dekanin Elmaz Leci.

Pasi ky i fundit kishte denoncuar disa raste korruptive Rektori Mit'hat Mema kishte vendosur pezullimin e tij, ndërsa kishte thyer edhe vendimin e Minitres së Arsimit për ta rikthyer në detyrë.  Teksa Dekani Leci duhet të firmoste një procesverbal sa herë duhet të kryente ndonjë veprim, rektori vendsoi ta transferonte në një zyrë të papërshtatshmë në katin e 7 të godinës. 

Dekani, Elmaz Leci, doli nga izolimi vetëm pas ndërhyrjes së ministres Nikolla, e cila u zotua se nuk do mungojë ndëshkimi për përgjegjësit e kësaj situate.

Vendim per liri rektor durres%u200F

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)