Udhëtuan nga SHBA, nënë e bir u zhdukën një vit më parë në Shqipëri / ’Pa Gjurmë’ zbulon vendin ku dyshohet se fshihen (VIDEO)

I mituri humbi gjurmët bashkë me nënën e tij Mirela Zefin në gusht të 2019 pasi u larguan nga Amerika, por që nga kërkimet e familjarëve u zbulua nga sistemi TIMS se 35-vjecarja bashkë me djalin 9 vjeç kishin hyrë në Shqipëri. Që nga ai moment pista e kërkimeve u përqëndrua brenda territorit shqiptar, kjo nisur edhe nga informacionet që mbërritën live në emisionin ’Pa Gjurmë’ se Mirela bashkë me djalin e saj ishin strehuar përgjatë muajve të verës në një banesë me qira në zonën e njohur si Çezma e Ferrës në Durrës. Por me rikthimin e kësaj historie herë pas here të tjera dëshmi zhvendosën vendodhjen e nënë e bir në qytetin e Shkodrës. Aty ku sërish nuk u gjetën gjurmë të tyre. Këtë të martë të tjera dëshmi ndryshojnë sërish vektorin, duke na drejtuar në Tiranë. Nga një telefonatë live në studio dyshohet se është parë në kamëz 10 ditë më parë, ndërsa është identifikuar nga një varëse identike si në një nga fotot e bëra publike. 

Unë jam 99% i sigurtë që bëhet fjalë për ta. Atë zonjën e kam parë duke hedhur kuti kartoni në koshin e mbeturinave, në Kamëz. Ka një ngjashmëri shumë të madhe me gruan që shoh në foto


Vërshimi i një lumi telefonatash që mbërritën në program flasin për vendodhjen e Bledi dhe Mirela Zefit sërish në qytetin e Durrësit, ku dyshohet se fshihen.  


E kam parë më datë 6 janar në Durrës duke ecur përballë ’Blu Star 

 Një tjetër dëshmitare u shpreh: 

 E kam parë më 26 nëntor 2019 kur u kthye në shqipëri dhe Mirela punonte në portin e Durrësit tek karrocat. Djali i dëshmitares rrinte me Bledin i cili i kishte pohuar emrin por mbiemrin nuk ia kishte treguar. Ai kishte thënë se jetonte vetëm me mamin dhe se nuk kishin as buk të hanin, babain nuk e kishte. Më 28 nëntor kur do ikte dëshmitarja i takon sërish po aty 

Stafi ’Pa Gjurmë’ po bën të pamundurën të bie ne gjurmët e dy të humburve. Babai i 9-vjecarit nga Amerika vë në dispozicion një shumë prej 5000 dollarësh për këdo që jep informacionin e saktë për vendndodhjen e të birit. Më herët, në studio apel për ndihmë kanë bërë edhe dy gjyshërit, në kërkim të nipit dhe nënës së tij. Mirela Zefi krejt papritur u largua nga banesa e saj në Amerikë bashkë me të birin më 19 korrik të vitit 2019. Fillimisht mori një banesë me qera, pa i dhënë asnjë shpjegim bashkëshortit të saj Marin Zefit. Por fill pasi u njoftua nga gjykata për t’u paraqitur me datë 22 gusht të vitit 2019 lidhur me kujdestarinë që kishte kërkuar bashkëshorti ndaj fëmijës, Mirela  merr djalin dhe largohet menjëherë, një javë para se të zhvillohej seanca gjyqësore. Për afro 2 vite gjendja shëndetësore e Mirelës nuk ishte e mirë  pasi kishte shfaqur probleme të theksuara psikologjike dhe frikën se dikush do t’i rrëmbente djalin, ndërsa sot rezulton e humbur bashkë me të. 

VIDEO/Emisoni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë