/ATSH-Z.Tosku/ - Për mësuesit e disa profileve në arsimin fillor dhe atë të mesëm është ulur norma javore me një deri dy orë. Sipas udhëzimit nr.44 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të botuar në Fletoren Zyrtare, janë bëre disa ndryshime të normës së punës së mësuesve.
Në udhëzimin e ri të MAS, nr.44, datë 16.10.2014, mësuesit në arsimin fillor normën e kanë 20-23 orë në javë. Ndërsa në udhëzimin e mëparshëm nr.21, datë 23.07.2010, ishte 24 orë në javë. Në udhëzimin e ri nuk është prekur norma e arsimit parashkollor, pra mbetet ashtu si ka qenë, ku drejtorët e kopshtit duhet të bëjnë 18/24 orë në javë, edukatorët e kopshtit 30 orë në javë, ndërsa norma e kontrollit të drejtores së kopshtit është 6 orë në javë.
Në arsimin e mesëm të ulët, norma e mësuesve është ulur me dy orë në javë. Mësuesi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, i Gjuhës së Huaj, i Matematikës, Fizikës, Biologjisë, Kimisë, Informatikës dhe Histori-Gjeografisë 20 orë në javë; mësuesi i lëndëve të tjera, 22 orë në javë, përcaktohet në udhëzimin e ri, ndërkohë që në udhëzimin e mëparshëm, secila prej këtyre kategorive ka pasur dy orë më tepër në javë në normën përkatëse.
Mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të Letërsisë ne arsimin e larte me normën e re duhet të bëjnë vetëm 18 orë në javë, nga 20 që kanë bërë më parë. Nëse në udhëzimin e mëparshëm mësuesit e Letërsisë dhe të Matematikës ishin të grupuar bashkërisht dhe bënin 20 orë në javë, me udhëzimin e ri, mësuesit e Matematikës grupohen me mësues të Gjuhës së Huaj, Fizikës, Biologjisë, Kimisë, Informatikës dhe Histori-Gjeografisë me normë të re 20 orë në javë, por në këtë rast u ulet profileve të tjera norma me dy orë, pasi Matematika këtë normë ka pasur dhe më parë.
Ndërsa për mësuesit e lëndëve të tjera norma mbetet po 22 orë në javë. Po ashtu, edhe për mësuesit e praktikave profesionale norma vijon të jetë 30 orë në javë. Sipas këtij udhëzimi, klasat duhet të formohen me 30-35 nxënës, si në arsimin fillor, edhe atë të mesëm.
/Shqiptarja.com