TIRANE- Mësuesit e rinj do të punësohen nga vet kolegët e tyre pas shqyrtimit të dokumentacionit, si dhe pas një filtri të vlerësimit të njohurive, kursve apo titujve që do të kenë kandidatët. Ligji i ri për arsimin parauniversitar parashikon një sërë ndryshimesh për emërimin e mësuesve.

Burime të “Shqiptarja.com” kanë sqaruar një nga mënyrat që pritet të emërohen mësuesit. Në ligjin e ri parashikohet që drejtori të shqyrtojë aplikimin e një mësuesi, por vendimi do të merret në bashkëpunim me 2 mësues të tjerë, po nga shkolla për të cilën do të bëhet aplikimi.  Dokumentat që duhet të dorëzojnë mësuesit, për të aplikuar janë: CV dhe kopje e dëshmive që vërtetojnë eksperiencat, kurset dhe vlerësimi që është përshkruar na CV. Raport mjeko-ligjor dhe dëshmi të masave disiplinore nëse ka.