TIRANE- Drejtoria e Arsimore e Tiranës ka hapur konkursin e drejtorëve të shkollave, dhe pikërisht në 13 gjimnaze të kryeqytetit. Por, një risi e këtyre zgjedhjeve është se kandidatët të cilët do të shpallen fitues pas marrjes së detyrës nuk duhet të jenë në forumet drejtuese të partive politike.

Sipas udhëzimit të nxjerrë vetëm dy ditë më parë nga ky institucion kandidatët duhet të plotësojnë një sërë dokumentesh si dhe të kenë titullin “Mësues i kualifikuar” për të kandiduar për pozicionin e drejtorit.

Po kështu një tjetër kërkesë e veçantë për aplikantët është që ai/ajo të mos ketë masa disiplinore në fuqi, çka mund të faktohet më anë të shkresave përkatëse.