TIRANE- Një shkresë e dalë në 27 maj 2014 nga zyra e kryeprokurorit Adriatik Llalla, udhëzon të gjithë prokurorët e vendit që në rast dalje jashtë shtetit ose me pushime brenda territorit të vendit, të lenë të dhëna të sakta në sekretarinë e prokurorisë ku ushtrojnë detyrën.
Një veprim i tillë duhet ta kryejnë me shkrim dhe njëherësh të njoftojmë drejtuesin e prokurorisë. Në relacionin drejtuar secretaries, sipas udhëzimit të fundit duhet të shënohet vendi, qyteti ose shteti, zona se ku do pushohet, numri i celularit të vetë prokurorit si dhe ditët e qëndrimit në këtë vend.
E gjitha kjo duket si një “mbikqyrje” që kryeprokurori Llalla, i bën kolegëve të tij gjatë sezonit të pushimeve përgjatë muajit gusht 2014. Ndërkohë sipas udhëzimit të fundit, gjatë muajit gusht të krijohet një listë gadishmërie dhe se emrat e prokurorëve së bashku me numrat konkretë, t’i përcillen zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Udhëzimi i fundit i Llallës ndryshon me atë të mëparshmit, i cili kushtëzonte prokurorët për të dalë jashtë shtetit, vetëm nëse nuk arrinin të marrin lejë nga titullarët në Prokurorinë e Përgjithshme.
Udhëzimi
Udhëzimi i fundit i kryeprokurorit Llalla për pushimet vjetore, vlen për të gjitha shkallët e prokurorive, si ato të shkallës së parë, Apelit, Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Më parë, të gjithë prokurorët që largoheshin nga Shqipëria duhet të njoftonin eprorët, por tashmë, kanë ndryshuar kohërat, kur kreu aktual i akuzës u kërkon të lënë një adresë të saktë në sekretarinë e organit ku punojnë, madje të tregojnë edhe ditët e qëndrimit, apo të lënë edhe numrat e telefonit. Kryeprokurori Llalla gjatë përpilimit të këtij udhëzimi i është referuar një VKM-je për “kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore” leja e zakonshme për prokurorët të kryhet nga data 1 deri në datën 31 gusht.
Prokurorët që do të jenë në detyrë gjatë kësaj periudhe mund ta kryejnë lejen e zakonshme deri në datën 31 dhjetor 2014. Leja e zakonshme për administratën do të kryhet nga 1-28 gusht. “Drejtuesi i prokurorisë të miratojë listën e lejeve vjetore për prokurorët dhe punonjësit e administratës. Çdo ndryshim i periudhës së lejës të bëhet vetëm për arsye të ngutshme pune dhe në çdo rast kjo të bëhet me miratimin me shkrim të drejtuesit të prokurorisë”, qartësohet në udhëzimin dërguar gjithë prokurorëve.
Gjithmonë duke ju referuar këtij udhëzimi, titullarët e çdo strukture të prokurorisë do të organizojnë shërbimin e radhës për të gjithë periudhën që prokurorët do të kryejnë lejen e zakonshme, ndërsa lista e shërbimit për muajin gusht miratohet nga drejtuesi i prokurorisë. “Të gjithë prokurorët që do të kryejnë lejen vjetore, nëse do të largohen me pushime brenda ose jashtë vendit duhet të depozitojnë me shkrim në sekretarinë e prokurorisë adresën e saktë të vendit ku do të kryejnë pushimet, ditët e qëndrimit dhe numrat e telefonit”, thuhet në pikën 5 të këtij udhëzimi.
Emrat tek Llalla
Më tej udhëzimi i nxjerrë nga kryeprokurori Adriatik Llalla vijon duke nënvizuar se të gjithë drejtuesit e çdo strukture të prokurorisë të dërgojnë pranë Prokurorisë së Përgjithshme emrin e prokurorit që do të jetë në detyrë gjatë periudhës 1-31 gusht, si dhe numrin e telefonit celular. Madje, kërkesat apo kopjet do të dërgohen dhe të ruhen në sekretari me një fashikull të veçantë, ndërsa këtë procedurë do ta ndjekë dhe zbatojë drejtuesi i prokurorisë, kancelarët apo kryesekretarët pranë çdo akuze.

(Në foto: Udhëzimi i lëshuar nga Prokurori Adriatik Llalla)
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com