Udhëzimi, Qeveria s'paguan më
dieta për jashtë për nëpunësit
Me një Udhëzim të posaçëm, të datë 10 korrik, kreu i Financave Ridvan Bode ka përcaktuar rregulla të reja në trajtimin financiar të punonjësve të administratës që shkojnë me shërbim jashtë shtetit. Thelbi është bllokimi i dietave me valutë
TIRANE- Një udhëzim i ministrit Ridvan Bode i kthen pratikisht në “lypsarë” punonjësit e administratës qendrore, që janë përzgjedhur të shkojnë jashtë Shqipërisë me trajnime apo vizita të shkurtëra pune. Udhëzimi “kujtohet” vetëm tani të verë në zbatim një VKM të datës 14 shkurt 2011 për trajtimin e zyrtarëve, duke kufizuar në maksimum detyrimin e shtetit ndaj tyre, për një dietë dinjitoze.
Sipas Udhëzimit, punonjësit e njësive të qeverisjes së përgjithshme, të cilët duhet të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare, si konferenca, delegacione, marrëveshje, bisedime dhe protokolle, takime pune, etj, të cilat organizohen jashtë vendit, në rastet kur shpenzimet janë plotësisht në ngarkim të palës pritëse, nuk trajtohen fare financiarisht nga buxheti i institucionit të tyre. Në të gjitha rastet, nëse pritësi merr përsipër përballimin e shpenzimeve të ushqimit (në të holla ose jo) dhe pavarësisht nga vlera këtij shpenzimi, punonjësi nuk trajtohet me asnjë cent dietë, thuhet në këtë akt nënligjor të ministrit.
Nga ana tjetër, do të ndryshohet sipas ministrit të Financave edhe llogaritja e ditëve të qendrimit jashtë vendit, për efektin e tyre mbi shpenzimet nga arka e shtetit. Kohëzgjatja e shërbimit jashtë vendit matet me ditë kalendarike dhe jo me ditë pune dhe kjo është bërë që titullari i institucionit të gjykojë paraprakish në se është apo jo e domosdoshme pjesëmarrja gjatë gjithë kohëzgjatjes së aktivitetit apo në vetëm një kohë të kufizuar të tij.
Kur nisja dhe kthimi nga shërbimi jashtë vendit do të bëhet brenda një dite kalendarike, punonjësi përfiton një dietë ditore të plotë. Kur dërgimi i punonjësit në një ditë të caktuar kalendarike bëhet para orës 8.00, dita e nisjes konsiderohet e plotë, ndërsa kur nisja bëhet pas orës 8.00, konsiderohet gjysmë dite. Po kështu, kur kthimi nga shërbimi jashtë vendit bëhet pas orës 20.00, dita e kthimit konsiderohet e plotë, ndërsa kur kthimi bëhet para orës 20.00 dita e kthimit konsiderohet gjysmë dite.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)(
sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.7%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
8%
Vota total: 1355
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Tre aksidente me pasojë 6 të plagosur, në pranga shoferi 71-vjeçar, 2 nën procedim! Një nga të dëmtuarit fëmijë
27 Nëntor, 15:23
-
Elbasan/ Theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, në pranga 35 vjeçari
27 Nëntor, 15:20
-
Dritan Hila: Më mirë rrugëve!
27 Nëntor, 15:18
-
Njëri i dënuar me 20 muaj burg për shitje droge dhe tjetri me masë arresti për goditje për shkak të detyrës, 2 të arrestuar në Vlorë dhe Sarandë
27 Nëntor, 15:07
-
Ferrari, Leclerc del kundër ekipit: Nga sot do fokusohem te vetja
27 Nëntor, 15:03
-
Po Meta dhe Salianji që janë në burg? Berisha: Beteja për lirimin e tyre e pandërprerë
27 Nëntor, 15:01
-
Si e priti Rama lirimin nga arresti shtëpiak? Berisha: Ai tmerrohej nga dritarja, imagjinoni tani në fushë! Le të vijë në debat po ia mbajti
27 Nëntor, 14:57
-
Martin Leka: Saliu doli, alibia ra, Rama fërkon duart!
27 Nëntor, 14:51
-
Berisha me gazetarët pas lirimit nga GJKKO: Falenderova gjykatësen për vendimin, por të tjerët janë bandë kriminale! Ku i gjeti Dumani 3 apartamente?
27 Nëntor, 14:47
-
Aksident në Korçë, makina përplas 75 vjeçarin (VIDEO)
27 Nëntor, 14:45
-
Tepelenë/ Përleshje pranë një prej gjimnazeve të qytetit, 2 të rinj konfliktohen me 4 nxënës! Policia procedon të rriturit, shkak motivet e dobëta
27 Nëntor, 14:39
-
RENEA stërvitet nga forcat speciale GSG9 të policisë gjermane
27 Nëntor, 14:26