Udhëzimi i Bashës për strukturat: identifikoni votuesit tradicionalë, rikthejini anëtarë partie

Udhëzimi i Bashës për strukturat: identifikoni votuesit tradicionalë, rikthejini anëtarë partie

TIRANE - Partia Demokratike ka shpërndarë një udhëzim për strukturat e saj, ku kërkon me urgjencë verifikimin e listave elektorale, si dhe shtimin e anëtarësimeve të reja.

Selia blu ka nisur një ristrukturim të brendshëm në të gjitha strukturat. Report tv zbardh udhëzimin e brendshëm ku kërkon nga të gjitha strukturat në degë, verifikim e të gjithë votuesve të saj.  PD. ka shpërndarë një udhëzim ku të gjithë kryetarëve të degëve u kërkohet që të nisin urgjentisht verifikimet si dhe shtimin e anëtarëve të rinj. Në këtë udhëzim kërkohet identifikimi i votuesve të besueshëm që nuk janë më anëtarë partie me qëllim kthimin e tyre në strukturat e PD. ku të angazhohen sërish. Kryetarët e degëve të verifikojnë votuesit tradicionalë, të marrin kontakte me ta me qëllim garancinë që ata vijojnë të mbështesin PD. Detyra i janë lënë dhe forumit rinor me qëllim afrimin e të rinjve nga mosha 15-25 vjeç, me qëllim angazhimin e tyre në PD. Edhe Lidhja Demokratike e Gruas është përfshirë në këtë proces me qëllim ku jo më pak se 30 përqind e anëtarëve të rinj të jenë femra. E gjithë kjo procedurë duhet të mbyllet brenda datës 31 Tetor. Ky proces duket sikur është një parapërgatitje për zgjedhje.

UDHEZIMI

Aneksi 1  - Sqarim që i shpërndahet strukturave të Partisë

Situata ne te cilen ndodhemi ben urgjente nevojen e verifikimit te listes elektorale ne territorin e QV qe ju mbuloni. Gjithashtu po kaq e rendesishme është edhe procesi i anetarsimeve te reja. Per permbushjen e detyrave te sipercituara eshte e nevojshme qe:

o    Kryetari i Grupseksionit, në bashkëpunim me Kryetarët dhe Sekretarët e Seksioneve, verifikojnë listat e zgjedhësve, kryejnë identifikimin e votuesve në terren duke i përcaktuar adresën, si dhe:

·         identifikojnë për cdo QV votuesit tradicional të sigurt të Partisë Demokratike.

·         identifikojnë nëse votuesit tradicional të sigurt të Partisë Demokratike vazhdojnë apo jo të jenë në territorin që mbulon QV. Nëse nuk janë më banor të asaj QV, identifikohet zona ku kanë lëvizur brenda territorit të Degës (përcaktohet QV që e mbulon territorin), brenda territorit të Shqipërisë (përcaktohet qyteti apo fshati përkatës), apo nëse kanë emigruar jashtë Shqipërisë (nëse dihet shteti apo qyteti specifikohet).

·         kontaktojnë votuesit tradicional të sigurt të PD për të garantuar vijimin e mbështetjes për PD.

·         regjistrojnë në listën e zgjedhësve votuesit tradicional të sigurt të PD dhe plotësojnë me numrin e telefonit listën vetëm për votuesuesit tradicional të sigurt.

·         identifikojnë votuesit tradicional të sigurt të PD që nuk janë anëtar partie.

·         rimarrin kontakt me votuesit tradicional të sigurt të PD që nuk janë anëtar për t’i ftuar të angazhohen me përgjegjësinë e anëtarit në strukturat e Partisë Demokratike.

o    Është e preferueshme që votuesit që ftohen të marrin përgjegjësitë si anëtar partie të gatshëm për të përmbushur aktivisht përgjegjësitë dhe të drejtat e anëtarit, vecanërisht të jetë aktiv në veprimtarinë politike dhe elektorale të PDSH-së, si dhe të ndjekë jetën e brendshme organizative të saj;

o    Në këtë proces do të përfshihet Lidhja Demokratike e Gruas, nëpërmjet strukturave të saj në Degë dhe nivel grupseksioni, me synimin që jo më pak se 30 % e anëtarëve të rinjë të jenë femra. Procesi i angazhimit të Lidhjes Demokratike të Gruas, monitorohet nga Kryetarja e LDG në PDSH.

o    Forumi Rinor i Partisë Demokratike, nëpërmjet Kryetarëve të Degëve dhe Kryetarëve të FRPD në cdo grupseksion, identifikon të rinjtë e moshës 15 – 25 vjeç, me fokus të vecantë të rinjtë që fitojne te drejten per te votuar brenda 2019 dhe që mund të jenë votues për herë të parë ne vazhdim dhe i fton të angazhohen me përgjegjësi si anëtar të FRPD-së dhe/ose PD.

o    Në periudhën 1 – 15 Tetor 2019, puna të fokusohet tek identifikimi i votuesit tradicional të sigurt të PD, që kanë dëshirë dhe pranojnë të angazhohen me përgjegjësinë e anëtarit në strukturat e Partisë Demokratike.

o    I gjithë procesi i përcaktuar duhet të përfundojë brenda datës 31 Tetor 2019

Në Regjistrin Bazë të Anëtarësisë në format elektronik dhe shkresor në PDSH nuk regjistrohet asnjë anëtar i ri, që nuk ka dorëzuar dhe plotësuar në Sekretariatin Organizativ të PDSH Formularin e Aplikimit për Anëtar.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asl: 11/10/2019 15:54

    Ky ne foto kush eshte si fytyre e pare me ngjan me nje faturino fugoni.

    Përgjigju
  • Pyka: 11/10/2019 14:58

    Kujdes,pinoku i vogjël!por per ne të tjerët që s'na ķërcet për parti,çdo bësh?hahaha...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja