Udinese ka marrë një fitore të madhe në takimin me Catanian për të siguruar vendin e 3 që dërgon në kualifikimet për Ligën e Kampionëve. Lazio dhe Napoli do ta përfaqësojnë futbollin italian në garat e Europa League, ndërsa nga Liga janë larguar, Lecce, Novara e Cesena.
Lazio ka mposhtur Interin në Olimpico me rezultatin 3 me 1. Inter ishte në epërsi nga pjesa e parë me golin që e shënoi argjentinasi Milito në minutën e 45 nga penalltia. Lazio u kthye fuqishëm në pjesën e dytë duke barazuar rezultatin në minutën e 59 me golin e Kozak ndërsa Candreva siguron epërsinë 4 minuta më vonë. Për shifrat 3 me 1 shënoi Mauri në minutën e fundit të takimit.
Një pikë kulmore e javës së fundit ishte dhe lamtumira prekëse e Alessandro Del Pieros. Numri 10 i bardhezinjve ka shënuar golin e 289 me Zonjën e Vjetër, nga e cila tashmë është larguar. Mes xhirove në fushë dhe koreve të tifozëve, Del Piero për Juventusin, tashmë është vetëm histori. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com