UEFA: 80% e ligave do ta mbyllin sezonin (VIDEO)

Plani i Uefa-s për të mbyllur sezonin 2019-2020 është i qartë dhe Presidenti Aleksander Ceferin e shpjegon në këtë mënyrë:” Mendoj se pjesa më e madhe e ligave evropiane le të themi që 80% e tyre do ta përfundojnë sezonin. Ato që nuk do e bëjnë diçka të tillë është zgjedhje e tyre por duhet të na japin renditjen për të mësuar skuadrat që do marrin pjesë në kompeticionet e Uefa-s” thekson numri një i institucionit që drejton futbollin në Europë.

 Ceferin thotë se për Fair Play Financiar ende nuk ka një vendim por premton se do të ketë lehtësira. Duke folur në beIN Sports kreu i Uefa-s komenton zgjedhjet e bëra nga liga të ndryshme:” Për ne gjëja e rëndësishmë është që të dimë renditjen përfundimtare për të mësuar skuadrat që do luajnë në Europë. Personalisht mendoj se mbyllja e kampionatit kaq herët nuk është ideale pasi situata mund të përmirësohet.

Vendimi i marr në Francë nuk ishte i duhuri por ishte një vendim i qeverisë atje dhe nuk na takon ne.PSG dhe Lyon do luajnë në Champions pa zhvilluar më parë ndeshje dhe kjo do i penalizojë”. Slloveni është optimist se e gjithë kjo situatë e shkaktuar nga pandemia nuk do ndikojë në kalendarin e sezonit tjetër dhe konfirmon zhvillimin e kupave të Europës:” Edhe sezoni evropian do të kompletohet dhe kjo gjë do të ndodhë në gusht” mbyll qëndrimin e tij Aleksandër Ceferin Presidenti i Uefa-s./ Pergatiti Andi Kapxhiu

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë