UEFA ka nisur hetimet ndaj trajnerit të ekipit të Manchester City-t, Manuel Pelegrini, pas akuzave ndaj arbitrit suedez, Erikson për gjykimin e ndeshjes me Barcelonën.

Tekniku kilian pas ndeshjes deklaroi se Erikson kishte qenë i njëanshëm në gjykimin e tij duke favorizuar ekipin katalanas.

Në ndeshjen e parë Barcelona fitoi me rezultatin 0-2, por me një penallti të shumë kontestuar të vendasve, të cilët pas pamjeve filmike kishin të drejtë, pasi Mesi u ndalua jashtë zone, por

Erikson vendosi se pengimi ishte brenda dhe akordoi penallti në favor të spanjollëve dhe largoi me karton të kuq Demicelis, ky ishte shkak që Palegrini akuzoi Erikson për gjykim të njëanshëm.
Roben gjest anti-sportiv, rrezikon dënim

Roben rrezikon të pezullohet për ndeshjet e ardhshme në Champions League, pasi bëri një gjest anti-sportiv kundër futbollistit të ekipit të Arsenalit, Sagna, por që u shpëtoi gjyqtarëve të ndeshjes. Në minutën e 16 të pjesës së parë, futbollisti i BAjernit pështyu pas shpine Sagna, që ndodhej i shtrirë.

Gjesti i Robenit erdhi ndërsa Arsenali po dominonte takimin, pak minuta pas penalltisë së humbur nga Ozil dhe nëse Bayerni do të kishte mbetur me dhjetë futbollistë loja mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër, por ndodhi e kundërta në vazhdim.

E ndërsa arbitrit gjesti i shpëtoi, UEFA ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, edhe pse Roben dhe Sagna e mohuan, por pamjet filmike tregojnë të kundërtën.


d.b/shqiptarja.com