UEFA pezullon Skënderbeun
me 1 vit nga Kupat e Europës

UEFA pezullon Skënderbeun<br />me 1 vit nga Kupat e Europës
Federata Europiane e Futbollit (UEFA) ka dënuar ekipin kampion të Shqipërisë, Skënderbeun, me një vit nga kompeticionet Europiane. Vendimi është dhënë sot.

Sipas UEFA-s, ky vendim ka ardhur për shkak të akuzave të trukimit të ndeshjeve të Europa League-s nga ana e ekipit të Skënderbeut vitin e kaluar.

Kampionët pritet të apelojnë vendimin në CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës). Nëse vendimi mbetet në fuqi, Skënderbeu do të humbasë të drejtën e ndeshjeve në Kupat e Europës. Kësisoj, me përjashtimin e Skënderbeut, në Ligën e Kampionëve do të luajë Partizani, ndërsa ekipi i Tiranës do të marrë pjesë në Kupën UEFA. 

Sipas zyrtarëve të UEFA-s, akuzat e ngritura në adresë të Skënderbeut janë ato për trukimin e ndeshjeve të Europa League me Sportingun e Lisbonës, ndeshje të cilën ata e humbën 5:1 në Lisbonë si dhe me Lokomotivën e Moskës 0:3, takim ky i luajtur në Elbasan Arena. 

Ndërkaq i menjëhershëm ka qenë reagimi i korçarëve. Zyrtarët e klubit pohojë se janë dënuar nga UEFA ndërsa paralajmërojnë se do ta apelojnë vendimin në instancat më të larta të Futbollit Europian. "Ka mbërritur sot në zyrat e klubit KF Skënderbeu, vendim i UEFA-s i cili ka pezulluar padrejtësisht ekipin e Skënderbeut për një sezon (2016 -2017) nga Kupat e Europës. Njoftojmë gjithë familjen bardhekuqe, që pavarësisht këtij vendimi, aspak te drejtë, aspak te provuar dhe argumentuar, të marrë në dëmin e klubit tonë, që ky vendim do te kundërshtohet në instancat më të larta. Jemi të sigurt që e drejta e mohuar në UEFA, do të fitohet në CAS nga klubi ynë. Bëjmë me dije të gjithë tifozerinë korçare, që ka nisur menjëherë përgatitja e dokumentacionit nga grupi i specializuar i avokatëve për ta paraqitur mbrojtjen e "KF Skënderbeu" në Gjykatën e Arbitrazhit në Luzanë. Skënderbeu është i qetë , nuk do të dorëzohet dhe sigurisht nuk do të heqë dorë nga e drejta absolute e mohuar padrejtësisht në mënyrën më flagrante. Së bashku jemi më të fortë!", thuhet në reagimin zyrtar të ekipit të Skënderbeut. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave