UEFA rihap procesin e shitjes së biletave, shqiptarët pa fat për Euro 2024

UEFA rihap procesin e shitjes së biletave, shqiptarët pa fat për Euro 2024

Foto ilustruese

UEFA ka rihapur këtë të mërkurë procesin e rishitjes së biletave për ndeshjet e Europianit 2024. Rishitja konsiston me nxjerrjen në treg të biletave nga ata që i kanë siguruar më herët në faqen e UEFA dhe për një arsye nuk do mund të jenë pjesë e eventit.

Biletambajtësit kishin ditë në dispozicion për t'i futur biletat në sistem, kjo për një rishitje me çmimet fillestare, pa dëmtuar tifozët. Paçka kësaj forme, tifozët e Kombëtares kuqezi duket se kanë mbetur sërish të zhgënjyer.

Të paktë kanë qenë tifozët e Shqipërisë që kanë siguruar një biletë, pasi kuqezinjtë nuk lëshojnë biletat e siguruara. Për ndeshjen kundër Kroacisë sektori i UEFA nuk ofron asnjë biletë, ndërsa të pakta kanë qenë ato me Italinë dhe Spanjën.

Ato që dolën në tregun e rishitjes së UEFA-s u blenë menjëherë, kjo duke treguar interes të shtuar për kuqezinjtë. Në grupin B të Euro 24 Shqipëria ka kundërshtarë emra si Italia, Spanja dhe Kroacia.

Rishitja e biletave do zgjasë deri në orën 11:00 të së enjtes (14 mars). Euro 2024 zhvillohet nga 14 qershori - 14 korrik në Gjermani.

Ndeshjet e Kombëtares shqiptare në Euro 2024:

Grupi B

Itali - Shqipëri, 15 qershor 2024 21:00 (Dortmund)

Kroaci - Shqipëri 19 qershor 2024 15:00 (Hamburg)

Shqipëri - Spanjë 24 qershor 2024 21:00 (Dusseldorf)

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës