NJUPORT (Uells), 4 shtator /ATSH-ANSA/ - Arritëm një objektiv, pasi Afganistani nuk është më vendi i terrorizmit ndërkombëtar, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në takimin e aleancës kushtuar Afganistanit. Dy kandidatët afganë për president kanë dërguar një letër ku konfirmojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje për një mision stërvitor, që do të fillojë më 1 janar 2015. Rasmussen konfirmoi gjithashtu premtimin për një mbështetje financiare për rritjen e nivelit të forcave afgane të sigurisë, që numërojnë 352 mijë trupa mes forcave të armatosura dhe policisë./ a.jor.










